MENU
klinika

"Shtetas grek nga Progonati"

Debati, sekretari i OMONIA-s përplaset me Hoxhën për Belerin

29.01.2024 - 22:57

Marin Suli, sekretar i organizatës OMONIA që përfaqëson minoritetin grek në Shqipëri, deklaroi në emisionin “Të Paeskpozuarit” se për mbajtjen në burg të kryetarit të zgjedhur të Himarës, Fredi Beleri, është përdorur një dokument të falsifikuar dhe ky është skandal.

Por kundër kësaj deklarate të tij u shpreh gazetari investigativ Artan Hoxha që tha se këtë e vendos gjykata. Ndërsa Suli e kundërshtoi, duke thënë se ky është një precedent i rrezikshëm.

Marin Suli: Ore jeni në terezi apo jo? Po përdoret një dokument i falsifikuar dhe themi nuk është ajo prova. Është skandal.

Artan Hoxha: Këtë e vendos gjykata.

Marin Suli: Është skandal. Do të të bjerë nesër ty dhe mua.

Artan Hoxha: Më ka rënë mua, e kam provuar shumë mirë. S’më erdhi asnjë ambasador mua të më mbrojë.

Marin Suli: Po se s’je shtetas grek.

Artan Hoxha: Pra duhet të jem grek që të më mbrojnë?

Marin Suli: Po z. Beleri është shtetas grek prandaj e mbron Greqia.

Artan Hoxha: Ai është zgjedhur nga shtetasit shqiptar aty, jo nga shtetasit grekë.

Marin Suli: Pa diskutim. Z. Beleri ka dyshtetësi.

Ylli Rakipi: Shtetas grek nga Progonati!

Artan Hoxha: Është shtetas shqiptar.

Marin Suli: Është shtetas shqiptar dhe grek, sepse ka dyshtetësi.