MENU
klinika

Lëvizte në sens të kundërt në aksin Milot-Morinë

Kundërshtoi me forcë policët, arrestohet i riu

30.01.2024 - 11:35

Një 32-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Kukësit pasi ka qenë dukë lëvizur në sens të kundërt në aksin Milot-Morinë.

32-vjeçari lëvizte me një mjet tip “Volkswagen” në sens të kundërt duke u bërë kështu rrezik për aksidente rrugore dhe duke rrezikuar jetën e tij, por edhe të shoferëve të tij.

Përveç kësaj, i riu ka kundërshtuar me forcë efektivët e policisë në momentin që ndaluar nga patrulla. Ai është atestuar dhe ndaj tij rëndojnë veprat penale “Kundërshtimi i punonjësit të Policisë së rendit publik” dhe “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt”.

Mungon infrastruktura në ‘Lagjen e Re’ në Kukës, rrugët të pakalueshme! Banorët: Duhen çizme, problem mbeturinat, nuk ka kazanë

“Shërbimet e Njësisë së Policisë Rrugore për Sigurinë e Autostradës “Milot-Morinë” kanë konstatuar një automjet tip “Volkswagen” që qarkullonte në sens të kundërt të lëvizjes në autostradë dhe si pasojë ishte rrezik potencial për ngjarje rrugore me pasoja. Menjëherë i janë vënë në ndjekje automjetit dhe pas ndalimit kanë identifikuar drejtuesin e tij, shtetasin D. G.

Ky shtetas, gjatë veprimeve procedurale të shërbimeve të Policisë, për shkeljen e kryer prej tij, i ka kundërshtuar ato, me forcë”, njofton policia.