MENU
klinika

Raportohet vetëm për dëme materiale

Shpërthimi me tritol në noterinë në ish-Bllok, zbardhet pista ku po hetohet

30.01.2024 - 11:40

Dyshimet e hetuesve janë për shkak të detyrës.

Në derën e zyrës së noterisë në pronësi të Esmeralda Dautit në zonën e ish-Bllokut në Tiranë ka shpërthyer një sasi lëndë plasëse.

Shpërthimi ka ndodhur rreth orës 04:00 të mëngjesit (30 janar), në rrugën ‘Perlat Rexhepi’ dhe raportohet vetëm për dëme materiale.

Nga shpërthimi janë dëmtuar një bizneset ngjitur dhe një makinë. Noterja ka deklaruar se nuk ka konflikte me njeri. Dyshimet e hetuesve janë për shkak të detyrës.

Ende nuk dihen autorët e vendosjes së tritolit, ndërsa policia po punon për identifikimin dhe kapjen e tyre.