30.01.2024 - 14:01
Gjykata e Durrësit ka lënë fuqi masën “Arrest me burg” për 50-vjeçarin Gentian Kuqi, i cili plagosi me armë fqinjin e tij Mikel Spirollari 50 vjeç.
Ngjarja ndodhi më 25 Janar në lagjen nr.4 të qytetit bregdetar pas sherrit mes tyre për zhurmat në pallat.
Gentian Kuqi u largua për afro 20 orë nga vendi i ngjarjes dhe pas përpjekjeve me familjarët dhe policinë u dorëzua në komisariat.
Pas dëgjimit të palëve, gjykata vlerësoi arrestin si të ligjshëm dhe caktimin e masës se sigurisë “arrest me burg” për Gentian Kuqi.
Ndërsa i plagosuri u dërgua në spital jashtë rrezikut për jetën.