MENU
klinika

Kosova nuk tërhiqet nga heqja e dinarit serb

Osmani: Banka e bëri punën e saj, na duhet përkrahja e aleatëve

31.01.2024 - 13:51

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka reaguar se për çështjen e dinarit që do të vendoset këto ditë.

Osmani thekson se me ndalimin e qarkullimit të dinarit respektohet Kushtetuta por duhet të gjendet një zgjidhje edhe për tu dhënë kohë të akomodohen.

“Nuk kemi arritur ta diskutojmë këtë… për dinarin. Është për keqardhje që nuk është zbatuar deri më tani. BQK ka kryer punën e vet.

Janë duke u diskutuar një sërë opsionesh të cilat në njërën anë do të respektojnë Kushtetutën dhe do të jepnin afat për informim…

Një shembull i tillë është çështja e targave.. aleatët kanë kërkuar shtyrjen e tyre… ky është një problem i ngjashëm.

Këto çështje besoj se si do të realizohen në praktikë do të kete një dakordim këto dy ditë dhe do të kemi edhe deklarata publike. Unë jam që zbatimi të jetë i plotë e jo vetëm në letër e të gjithë e dijnë që të ketë zbatim të plotë duhet përkrahja e aleatëve. Diskutimi ende është duke vazhduar dhe jam e bindur qe do të gjejë një zgjidhje e që do të mundësoj që Kushtetuta jonë të zbatohet. Aleatët nuk janë kundër kushtetutës sonë”, ka thënë Osmani.

Kryetari i Bordit të Bankës Qendrore të Kosovës, Bashkim Nurboja, ka thënë se po diskutohet shtyrja e zbatimit të rregullores, e cila e përjashton dinarin si valutë për kryerje të transaksioneve në Kosovë.

Nurboja ka thënë se pezullimi nuk do të ndodhë në asnjë mënyrë.

Ja çfarë thotë misioni paqeruajtës i NATO-s në Prishtinë

Policët e Kosovës hynë në Serbi?

Pse ideja është një kopje e “botës ruse”

“Bota serbe” përndjek Ballkanin, kërcënon sërish Vulin

E paqartë nëse Lista Serbe po përgatitet për procesin

Serbët me disa alternativa në zgjedhjet e 9 shkurtit!

Fytyra të reja por detyrime të njëjta

Analiza: “Ngec” sërish dialogu Beograd-Prishtinë