MENU
klinika

Teatri Kombëtar

“Rrno vetëm për me tregue” në teatër së shpejti

27.12.2018 - 12:36

“Rrno vetëm për me tregue”, vepra e mrekullueshme e At Zef Pllumit është përshtatur së fundmi për skenën teatrale nga aktori dhe regjisori Bruno Shllaku. Kjo vepër për shfaqje pritet së shpejti të jetë premierë për publikun vitin që vjen.

Po përgatitjet për këtë shfaqie kanë filluar që tani, dhe kjo premierë do të jepet në Teatrin ‘’Metropol’’, do të ketë aktorë nga Shkodra dhe nga Tirana. Rolet në veprën e At Zef Pllumit interpretohen nga Bruno Shllaku, Gjergj Doçi, Agron Dizdari, Mimoza Marjanaku, etj. Kurse figurantë të tjerë do të jenë pjesë e korit në vepër.

Sivjet aktori dhe regjizori Bruno Shllaku ka pasur angazhime artistike si në teatër dhe në kinematografi. Për përgatitjet e kësaj shfaqje për portalin Sot ai shprehet se edhe  nga regjisori Bruno Shllaku në këtë shfaqje janë kujtimet e xhaxhit të tij Gjon Shllaku, që vuajti në burgjet e diktaturës.

 “Në skenë do të vijë një dramë, që është e gërshetuar dhe me disa kujtime që unë kam pasur rastin që t’i dëgjoj nga xhaxhai im, i cili ka qenë dhe ai i burgosur politik, i dënuar me pushkatim, por më pas mbeti i dënuar me shumë vite. Xhaxhai im Gjon Shllaku doli nga burgu pas 17 vjetësh”.

Për më shumë rreth të kaluarës komuniste në lidhje me kujtimet e tij ai shprehet se:

“Kujtimet nga burgu të xhaxhait time janë gjëra rrënqethëse dhe unë i kam gërshetuar brenda në këtë material, duke krijuar dhe një kënd tjetër vështrimi. Ajo që trumbetohet shumë në tavolina, por nuk e kemi parë në skena shqiptare është momenti se si janë të lidhur dy ekstremitete të komunitetit fetar, ai mysliman dhe katolik, ku ndërthuren me një mjeshtri absolute si nga thëniet e xhaxhait tim si nga At Zef Pllumi gjëra që do të jenë të bujshme dhe kam fatin e madh që po ia jap skenës ti shikojë të vërtetuara ashtu si kanë ndodhur ato vite”.

Në këtë vepër përveçse janë tregimet e një personaliteti të madh për Shqipërinë si ai i At Zef Pëllumbit që ka skena nga revolta në burgun Spaçit, do të jenë veç aktorëve dhe rreth 25 figurantë, djem të rinj që do të jenë kori.

Kjo dramë e madhe e shqiptarëve në komunizëm merret si premisë nga regjizori për të përcjellë sadopak ato vuajtje të mëdha të tyre nga një regjim mizor që nuk pyeste se çfarë është njeriu.

Në vepër janë përfshira tre burgjet, Bulqiza, Burreli dhe Spaçi, por kryesisht tregohen ngjarjet në këtë të fundit”, vijon regjisori Shllaku. At Zef Pllumi në veprën e tij “Rrno vetëm për me tregue”, na jep një tablo të asaj që ai ka përjetuar përgjatë viteve të persekutimit komunist.  

Për këto vuajtje regjisori Shllaku thotë se do t’i sjellë skenës së teatrit, një dramë që përcjell mesazhe të forta ku dhe vetë ai do të jetë një personazh i burgosuri në Bulqizë. Këtë herë regjisor dhe aktor në këtë dramë Bruno Shllaku tregon se dhe vetë ka zgjedhur të vijë në rolin e një të burgosuri, që i takon besimit mysliman.

“Në këtë dramë unë vetë do të luaj një të burgosur të fesë myslimane, që jep dhe ndihmën e tij për të shpëtuar një të burgosur të rrahur për vdekje në qelitë e burgut të asaj kohe që ndodhej në Bulqizë.’’

Veprimtaria e Bruno Shllakut

Bruno Shllaku është një aktor me role të shumta në kinematografinë dhe teatrin shqiptar. Ai lindi në 1956 në Shkodër. Fillimet e punës së tij artistike fillojnë qysh kur ka qenë 11 vjeç me trupën e teatrit ‘’Skampa’’ të qytetit të Elbasanit.

Në atë kohë babai i tij Laec Shllaku që ishte dhe ‘’Artist i popullit’’ punonte si regjizor në teatrin e Elbasanit me dramën ruse ‘’Trumbetjerja’’.

Ai do të emërohet aktor pranë trupës së teatrit ‘’Migjeni’’ në Shkodër në vitin 1982. Roli i parë i tij si profesionist është me dramën ‘’Gjaku i Arbrit’’ me regjizor ‘’Artistin e Popullit’’ Serafin Franku.

Më pas karriera e tij vazhdon me rolet Çështja e Blertës’’, ‘’Gjenerali i ushtrisë së Vdekur’’, ‘’Hetimi’’. Në vitin 1994 në teatrin ‘’Migjeni’’si aktor dhe regjizor me pjesën ‘’Mirandolina’’ të Goldonit që do të marrë pjesë në Festivalin Mbarëkombëtar ‘’Apollon 2005’’.

Ai merr pjesë në filmin ‘’Busulla’’ me regji të Bujar Alimanin. Interpretim tjetër ka në fiilmin ‘’Gjallë’’ në vitin 2009

 

Luan në filmin ‘’Flaka e maleve’’  në vitin 1982. ‘’Një natë pa dritë’’ në vitin 1981. Një nga rolet e tija më të mira është ai luftëtarit kurbinas në ‘’Balada e Kurbinit’’ 1989. Filma të tjera që ai ka luajtur janë  ‘’Dasma e shtyrë’’ në vitin 1984.

Ai është një nga artistët më të talentuar dhe më profesionalët në Shqipëri e mbrujtur nga një familje artistësh, gjë që e vazhdon në familjen e vet. Në lidhje me debatin e teatrit për shembjen e tij ose jo opinion i tij ka qenë pro shembjes së teatrit. Në vitin 2018 ai luan në filmin ‘’Mes reve’’, film me skenar të Robert Budinës.

Tashmë ai vjen me veprën e at Zef Pëllumbit në teatër dhe vjen më i plotësuar se kurrë në rrugëtimin e tij profesional.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN