MENU
klinika

Nga frika se vaksinat përmbajnë pajisje të vogla elektronike, deri tek...

Pse njerëzit u besojnë teorive konspirative?

31.01.2024 - 20:39

Prej frikës se vaksinat përmbajnë pajisje të vogla elektronike (mikroqarqe elektrike), deri tek manipulimi i zgjedhjeve, teoritë e konspirative po shfaqen kudo.

Megjithatë sondazhet ndër dekada kanë treguar se besimi në teoritë e konspiracionit nuk është diçka e ri, por një fenomen mjaft i zakonshëm.

Psikologët thonë se teoritë e konspiracionit mbijetojnë sepse njerëzit kanë një nevojë bazike për të shpjeguar botën përreth tyre.

Kur diçka sfidon aftësinë e tyre për të kuptuar, ata ndonjëherë plotësojnë boshllëqet me atë çka supozojnë se do të ishte përgjigjia më e mirë mbi rastin. Ose në kohë pasigurie, ata dëgjojnë dhe janë në kërkim të atyre zërave që pretendojnë se dinë diçka rreth asaj që po ndodh, e kjo duket sikur u ofron njëfarë qetësie.

Kjo gjë vlen dhe në rastin e vaksinave dhe teorive të konspiracionit të përhapura rreth tyre. Ata fituan shumë tërheqje në një kohë veçanërisht të pasigurt dhe të frikshme, gjatë bllokimeve për shkak të pandemicë së COVID-19.

Këto teori mund t’i bëjnë ata që i besojnë ato, të ndihen sikur kanë informacion të brendshëm rreth asaj që po ndodh realisht, edhe nëse kjo gjë nuk mbështetet në fakte.

Interneti e ka bërë shumë më të lehtë gjetjen dhe përhapjen e këtyre gënjeshtrave. Shumë faqe online dhe njerëz të njohur kanë përqafuar teoritë e konspiracionit me synimin për të tërhequr audiencë.

Dhe në kushtet kur në internet ka shumë informacion është e vështirë të dish se çfarë dhe kujt t’i besosh./VOA

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN