MENU
klinika

“E gjitha skenar politik”

Arben Ahmetaj thyen heshtjen: Goditja ndaj meje ka nisur shumë më herët

01.02.2024 - 22:00

Ish-zvkryeministri Arben Ahmetaj ka vendosur të thyejë heshtjen dhe të flasë për të fshehtat e akuzave ndaj tij. Ai ka dalë sot në një intervistë për të folur hapur. Ahmetaj tha se e gjithë goditja ndaj tij ka qenë skenar i përgatitur kohë më parë. Në “Syri Tv” ai tha se ndaj tij ka qenë një betejë trefishe; politike, politiko-mediatike dhe politiko-juridike.

-Pyetja e parë për Arben Ahmetajn është, pse u larguat nga Shqipëria dhe nuk qëndruat për t’u përballur me drejtësinë?

Ahmetaj: Faleminderit zoti Peka për intervistën. Ju përgjigja kërkesës tuaj për intervistë për arsye fare fare të thjeshtë. E para dhe mbi të gjitha, në dijeninë time ju jeni televizioni i…ju jeni një ndër televizionet e pakët nuk jeni financuar nga inceneratorët. Beteja kundër meje ka qenë një betejë trefishe; politike, politiko-mediatike dhe politiko-juridike. Shtrati ka qenë politik, pastaj juridiko-mediatik ka qenë sipas instrumentalizimit dhe momentit. Doja të sqaroj edhe të gjithë ata që janë të interesuar, unë nuk jam arratisur nga Shqipëria, siç dikush që tenton të bëjë të diturin ose të mirinformuarin pretendon, as më ka lejuar njëri të largohem, as më ka ndihmuar njëri të largohem… momentin që unë kam mësuar që kërkohej imuniteti im, ka qenë data o 8 o 9 korrik, unë kam qenë me familjen jashtë Shqipërisë për pushime. Dhe dua të sqaroj shqiptarët që unë kam qenë i përgatitur për ekstremitetin që në momentet që filloi, sespe shqiptarët mendojnë që ka filluar me mercenarin që doli para SPAK, me të paguarin nga inceneratorët që doli para SPAK-ut, jo…

Grabitja e miliona eurove në Rinas

GJKKO dënon me 18 vite burg Talo Çelën

“Martini ishte i mbushur me ëndrra dhe jetë, ja morën të dyja”

U vra me thikë në zemër, nëna e 14-vjeçarit mesazh në protestën për të birin

Gjesti simbolik për vrasjen e 14-vjeçarit Martin Cani

Fotolajm/ Hidhet bojë e kuqe mbi fëmijët dhe në rrugë

Audi i përdorur nga atentatorët i vjedhur në Tiranë 1 vit më parë

Vrasja e djalit të ish-gjyqtarit, detaje nga ekzekutimi mafioz!

Sërish lëvizje në Policinë e Shtetit

Ndryshojnë disa nga zëvendës drejtuesit në qarqe!