01.02.2024 - 23:06
Ish/zv-kryeministri Arben Ahmetaj ka treguar se është kërcënuar me jetë pas krisjeve që nisën në PS e qeveri.
Ai ka thënë në intervistën e dhënë sot se ka marrë telefonatë nga burgu dhe po ashtu madje nuk kanë kursyer as fëmijët dhe gruan e tij.
“Jam kërcënuar 3 herë, një herë nga telefonatë nga burgu dhe dy herë drejtpërdrejtë. Një herë gruaja me fëmijën te liqeni. Nuk e lashë më të më ikte se shkoi te fëmija”, tha ai.