Nga Rosalía e deri të Drake, personazhet publikë po bëjnë namin me vendosjen e aksesorëve mbi dhëmbë.
Nga kristalet e thjeshtë, te diamantet, çfarë nuk kemi parë e nuk po shohim vërdallë.
Po çfarë duhet të kesh parasysh nëse vendos t’i bashkohesh këtij trendi?
E para dhe më e rëndësishmja: Zgjidh profesionistë për ta aplikuar si procedurë. Ngjitja e një aksesori në dhëmbë, pavarësishht madhësisë, materialit dhe formës, rrezikon të dëmtojë veshjen e dhëmbit, por në raste më të këqija edhe strukturën e tij në tërësi, ndaj sigurohu që të lejosh profesionistë të ndërhyjnë në gojën tënde.
Ka shumë rëndësi edhe zgjedhja e produktit. Mirë është që për aksesorin të konsultohesh me dentistin dhe më pas blije sipas dëshirës.
Sa gjatë mund të qëndrojë një aksesor i tillë?
Duke treguar kujdes gjatë ushqyerjes dhe higjenës së gojës, dentistët flasin për një kohëzgjatje nga 2 deri në 12 muaj për një aksesorë në dhëmbë, sigurisht me disa këshilla pak më specifike që të sigurojnë jetëgjatësinë.