Flokët po ju rrallohen dhe ky fakt ju mbush me ankth dhe frikë? Tingëllon si një skenar i njohur apo jo? Nuk jeni vetëm!
Përpjekja për të gjetur modele dhe ngjyra flokësh që funksionojnë, sidomos për femrat me flokë të hollë është një sfidë e vërtetë. Por, sidomos me ngjyrën e flokëve është shumë e lehtë që të bëni gabime që mund t’i bëjnë flokët tuaj të rrallë të duken edhe më të hollë.
Si të gjeni nuancën ideale për ato që kanë një problem të përbashkët: flokët e hollë?!
Parukierët bien në një mendje kur thonë se këto janë tre ngjyrat që nuk duhet t’i zgjidhni sa herë vendosni të bëni një ndryshim në lidhje me flokët tuaj.
1. E zeza e theksuar
Nuancat e errëta, edhe nëse janë shumë pranë ngjyrës suaj natyrale, i bëjnë flokët të duken edhe më të hollë. Me pak fjalë, këto tone “dramatike” mund të zbulojnë lehtësisht skalpin tuaj.
2. Bionde shumë e hapur
Ngjyrat që janë shumë afër tonit të lëkurës suaj, sidomos e bardha mund të mos jenë një gjetje e mirë. Bionde e ndritshme, gati platin është një kombinim i pëlqyeshëm për shumë vajza, por parukierët thonë se sidomos kur keni flokë të hollë, kjo ngjyrë do ju bëjë të dukeni fare pa kontrast.
3. Ngjyrë pa theksim fijesh
Ngjyrat mbi të gjitha! Por, kur flokët janë të hollë duke zgjedhur një tonalitet, në vend që të “luani” me dimensionet e fijeve, për një kontrast të pranueshëm, ju bëni që frizura juaj të duket pa jetë dhe pa shkëlqim. Ndaj, mos harroni të shtoni fije nëpër flokë!