MENU
klinika

"Do të duhet të provohen, nuk mund të flasim...!"

Akuzat e Ahmetajt mbi qeverinë Rama, PS indiferente!

02.02.2024 - 18:04

Deputeti i PS Etien Xhafaj foli në një intervistë televizive mbi riorganizimin e Partisë Socialiste nëpër qarqe, duke u shprehur se lëvizja është nga poshtë-lartë, me qëllim hapjen e radhëve dhe të partisë.

Xhafaj tha që PS synon të pasurojë radhët, ku do të ketë një miks mes profileve politike dhe teknike.

Xhafaj theksoi se akuzat ndaj eksponentëve të lartë të PS në lidhje me inceneratorët duhet të provohen.

I pyetur mbi akuzat e ish-zv.kryeministrit Arben Ahmetaj, Xhafaj tha:

“Nuk besoj se mund të komentojmë. Ne e kemi thënë dhe vazhdojmë ta themi që ne nuk komentojmë çështjet e drejtësisë. Unë s’e kam ndjekur të gjithën intervistën, kam parë disa pjesë të saj, por nuk besoj që unë si deputet i PS mund të bëj komentatorin në lidhje me të. Patjetër që kemi ndezur motorët për 2025-ën, PS s’është vetëm një parti elektorale, është një subjekt politik që vijon komunikimin me qytetarët në çdo moment dhe këtë jemi duke e zhvilluar edhe aktualisht. Mbarojmë intervistat dhe kalojmë në terren”.

I pyetur a është shqetësim për strukturat e PS që goditet Veliaj dhe kryeministri, Xhafaj shtoi:

“Akuzat duhet të provohen, nuk mund të flasim për një gisht që drejtohet diku. Ne kemi pasur një komision parlamentar për inceneratorët, kemi diskutuar gjerësisht aty, kryeministri ka dalë për 10 orë me radhë dhe ka folur për vendimin e qeverisë për trajtimin e mbetjeve, i kemi shumë të qarta gjërat që kanë ndodhur, këto historitë e tjera që kanë dalë me dardhë e mollë, unë s’mund t’i komentoj si opozita”.

I pyetur mbi strategjinë e PS për drejtuesit e qarqeve dhe nëse do të ketë surpriza?

“Patjetër që po bëhet një analizë duke nisur me 7 bashkitë që u humbën nga PS, por duke prekur edhe 54 të tjerat. E gjitha iniciativa për t’u riorganizuar në terren duke marrë atë që është blloku bazë i PS, organizatën socialiste, është për të rifreskuar dhe për ta sjellë në efiçencë të plotë këtë strukturë. Nuk kemi folur në nivel drejtuesish. Kjo është një lëvizje që fillon nga poshtë-lartë dhe jemi të gjithë duke u përpjekur të shohim radhët tona, ta hapim partinë, t’i hapim të gjitha forumet, dhe kemi një plan që është programi i sekretariatit të ri ekzekutiv me 7 shtylla, që po e vëmë në efiçencë të plotë. Do kemi hapje të strukturave, zgjedhje të strukturave në çdo nivel dhe do diskutojmë në Kongresin e dytë, se di do materializohet në fushatën e zgjedhjeve.
Sigurisht ka një anë politike, por edhe një anë teknike në mënyrën si drejtohet vendi për të prioritizuar ato që janë synimet kryesore të çdo qeverisje, dhe besoj që këtë kryeministri e ka bërë në çdo mandat. Të gjithë kanë ambicie dhe synime personale por kjo s’krijon përplasje të brendshme”. përfundoi deputeti i PS Etion Xhafaj.

Gjesti simbolik për vrasjen e 14-vjeçarit Martin Cani

Fotolajm/ Hidhet bojë e kuqe mbi fëmijët dhe në rrugë

Audi i përdorur nga atentatorët i vjedhur në Tiranë 1 vit më parë

Vrasja e djalit të ish-gjyqtarit, detaje nga ekzekutimi mafioz!

Sërish lëvizje në Policinë e Shtetit

Ndryshojnë disa nga zëvendës drejtuesit në qarqe!

“Autori është fëmijë, nuk duhet trajtuar si kriminel i rritur”

Psikologia për rastin e vrasjes së 14-vjeçarit: Familja, rol kryesor!