Vajzat e modës dinë gjithnjë si të jenë pararendëse të tendencave që dominojnë në çdo sezon të ri. Këtë javë ishte momenti i Emma Stone dhe Hailey Bieber që të binin në sy te fotografët për zgjedhjen e njëjtë që ka lidhje me këpucët e që me shumë gjasa, do të kthehet shumë shpejt në një trend.
Aktorja Emma Stone u shfaq në New York, pas daljes nga intervista në “The Late Show With Stephen Colbert”. E veshur me një bluzë kashmiri dhe pantallona në ngjyrë blu të errët, sytë e të gjithëve mbetën te këpucët, në version loafers në nuancë të kuqe në vishnje. Aktorja protagoniste në filmin “Poor Things” kombinoi një veshje të thjeshtë, ndërsa kontrastin në tërësinë e look-ut e bën këpucët me nuancë të theksuar.
Brenda pak orëve, ishte Hailey Bieber që u shfaq me një formulë stili thuajse të ngjashme me atë të Stone. Me një palë pantallona xhins të gjera dhe pallto lëkure të zezë, Hailey zgjodhi të njëjtat këpucë me ngjyrë gati në vishnje që duket të jetë edhe aq larg trendeve të saj të zakonshme.
Praktikisht, dy gocat e famshme kanë sjellë trendin e ri të këpucëve që do të dominojë përgjatë këtij sezoni.