Gjëndra tiroide është shumë e rëndësishme dhe ndodhet në fund të qafës. Ajo prodhon hormone të rëndësishme për shumë sisteme në trup, duke përfshirë hormonet që kontrollojnë metabolizmin – një proces në të cilin ushqimi që merrni në trup shndërrohet në energji.
Nëse vuani nga sëmundja e tiroides, është pikërisht sepse prodhon shumë ose shumë pak nga këto hormone.
Ekzistojnë disa lloje të sëmundjeve të tiroides, si hipertiroidizmi, hipotiroidizmi, tiroiditi dhe tiroiditi Hashimoto, të gjitha këto mund të shkaktohen nga një sërë gjërash, si mungesa e jodit apo edhe gjenetika.
Dietologia Molly Hembry vëren se gjendja më e zakonshme është një gjëndër tiroide joaktive ose hipotiroidizmi.
“Pesha e tepërt është shpesh efekti anësor parësor i hipotiroidizmit. Nëse vëreni se papritmas shtoheni në peshë, veçanërisht nëse kjo nuk është në përputhje me dietën tuaj dhe zakonet e stërvitjes, është e rëndësishme të konsultoheni me një mjek për analizat që duhet të bëni”, tha ajo.
Ajo që hani mund të ketë një ndikim të madh në gjendjen e gjëndrës tiroide dhe sipas Hembry, ushqimi më i keq që mund të konsumoni nëse jeni diagnostikuar me probleme tiroide është ai që përmban goitrogjene.
“Ushqime të tilla përmbajnë përbërjen goitrin, e cila mund të ndërhyjë në sintezën e hormoneve të tiroides, së bashku me mungesën e jodit”, shpjegon Hembry.
Goitrogjenët mund të gjenden te brokoli, lulelakra dhe lakra, si dhe te soja dhe meli. Për të hequr qafe efektet e mundshme negative të perimeve, thjesht mund t’i ngrohni ato.
“Ngrohja eliminon aktivitetin goitrogjenik. Nëse i hani këto perime dhe soje me moderim, nuk është problem, por shumica e dietologëve këshillojnë eliminimin e plotë të melit nga dieta juaj nëse keni probleme me tiroiden”, paralajmëroi ajo.