MENU
klinika

"Nuk do të ketë pengesa nga ana ime"

Talat Xhaferi flet për marrëdhëniet me Kurtin

04.02.2024 - 13:23

Kryeministri shqiptar i Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, ka theksuar se nuk do të ketë pengesa në komunikimin institucional me homologun e tij nga Kosova, Albin Kurti. Në një intervistë televizive Xhaferi nënvizoi se marrëdhënia me qytetarët e Kosovës nuk bazohet në asnjë raport personal. Në këtë kontekst, Xhaferi garantoi se nuk do të ketë ndonjë pengesë në komunikimin e tij me autoritetet kosovare.

“Në marrëdhëniet institucionalet nuk ka pengesa dhe nuk do të ketë pengesa në komunikim institucional.” – tha ai.

“Ne përfaqësojmë qytetarët dhe institucionet e shteteve përkatëse dhe në atë kuptim raporti im me qytetarët e Kosovës nuk duhet të bazohet mbi atë raportin personal ose politik të subjektit politik të cilit i takoj me subjektin politik të cilin e përfaqëson kryeministri në Kosovë, kështuqë nuk ka dallim dhe nuk ka pengesa për komunikim dhe nuk do të ketë pengesa nga ana ime”, ka deklaruar ai.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Kryeministri i parë shqiptar në RMV

Cilat do të jenë kompetencat e Talat Xhaferrit

Analisti i njohur zbulon detajet e bujshme

Çfarë ndodhi mes Ali Ahmetit dhe kryeministrit të Kosovës

Abazoviç drejt kryeministrisë malazeze

A po bëhet Ballkani me tre Kryeministra shqiptarë?


Ja çfarë thotë misioni paqeruajtës i NATO-s në Prishtinë

Policët e Kosovës hynë në Serbi?

Pse ideja është një kopje e “botës ruse”

“Bota serbe” përndjek Ballkanin, kërcënon sërish Vulin

E paqartë nëse Lista Serbe po përgatitet për procesin

Serbët me disa alternativa në zgjedhjet e 9 shkurtit!