Drejtuesi i Lëvizjes “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj zhvilloi një takim me qytetarë të Lezhës, ku ngriti shqetësimet me të cilat sot po përballet vendi ynë.
Që në nisje të fjalës së tij, Lapaj u shpreh se sot “jetojmë në kohë të vështira dhe vendi është në pesimizëm”.
Teksa renditi prioritetet, ai u shprehe se Shqipëria bëhet, ndërsa theksoi se nuk kanë për qëllim të marrin karrige.
Lapaj foli për parime, ku gjithçka duhet të jetë në bazë të garës dhe meritës.
“Ne jetojmë sot në kohë të vështira, vendi është në pesimizëm, profesionistët nuk e gjejnë vendin në Shqipëri sepse me punë të ndershme nuk blen dot një shtëpi dhe jo më të ketë progresivitet, prandaj e shohim si mundësi ikjen nga Shqipëria.
Kjo duhet të ndryshoje dhe ne do ta bëjmë këtë. Nuk bëhet Shqipëria thonë. Çmimi i naftës është më i larti, ndërkohë që ne kemi fushën aktive më të madhe naftëmbajtëse të Evropës.
Nuk bëhet Shqipëria thonë, ndërkohë që një vend që nuk ka asnjë vend shkretëtire importon kafshë, importon mish, importon limon dhe portokall ndërkohë që jemi një vend që duhet të eksportonte sasi të jashtëzakonshme.
Sigurisht që nuk bëhet Shqipëria nëse e vjedh. Nuk bëhet nëse një km autostradë kushton 6.7 mln euro, ndërsa në Shqipëri 24 milionë euro. Nuk bëhet Shqipëria nëse për koncesionin e inceneratorëvce paguhen 400 mln euro ndërkohë që mungojnë inceneratorët dhe plehrat janë rrugëve.
Nuk bëhet Shqipëria nëse për rrugën e Arbrit hidhen 260 mln euro dhe ndërkohë ende pas 8 vitesh punimesh asnjë pjesë e rrugës nuk është funksionale”, tha Lapaj.
Lapaj tha se do të kërkojnë demokratizimin e vendit dhe një sistem politik, ashtu sic e ka edhe Kosova.
“Çfarë do bëjmë ne: Ne do bëjmë demokratizimin e vendit, duke kërkuar hapjen e listave.
Do sjellim një sistem që të zgjedhurit ta kenë kokën nga qytetari dhe jo kryetari. Të krijohet një sistem politik sic e kanë vëllezërit tanë në Kosova,. Albin Kurtin edhe e kanë futur në burg, por votat nuk ja kanë vjedhure dot sepse aty është krijuar një sistem që qytetari voton.
Ne po kërkojmë votën e emigrantëve. E para sepse Kushtetua e përcakton se ata kanë të drejtë të zgjedhin dhe të zgjidhen sa kohë janë qytetarë të Shqipërisë.
Po kërkojmë ligjin për referendumet për vendimet që merr qeveria apo vendimet e bashkive që ngjallin debat publik. Qytetari duhet të thotë fjalën e fundit.
Propozojmë që administrimi i zgjedhjeve të mos bëhet nga politika, por nga profesionet e lira”, u shpreh Lapaj.