Ministrat e Jashtëm të vendeve të Ballkanit Perëndimor do të takohet ditën e sotme (5 shkurt) në Romë.
I pranishëm në këtë takim do të jetë edhe ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Igli Hasani.
Hasani do të zhvillojë një takim edhe më Presidentin e Komisionit për Politikat e Bashkimit Ebropian, Giulio Terzi di Sant-Agata.
Pas shumë vitesh negociata mes qeverisë shqiptare dhe asaj italiane, pritet që të martën (6 shkurt) të finalizohet edhe marrëveshja për njohjen reciproke të kontributeve për sigurimet shoqërore.
Firma përfundimtare që pritet të hidhet në dokumente të martën në Romës ndërmjet dy ministrave të Jashtëm, Igli Hasani dhe Antonio Tajani, sipas ministrisë së jashtme shqiptare pritet të përfitojnë rreth 200 mijë emigrantët e parë shqiptarë.
Në takimin e sotëm që pritet të mbahen në orën 16:30, të pranishëm do të jenë edhe ministrat e grupit “Miqtë e Ballkanit Perëndimor”, ku përfshihen Greqia, Kroacia, Austria, Sllovenia, Sllovakiadhe Republika Çeke.