MENU
klinika

"Nuk të vjen njeri, do shkojmë drejt falimentimit!"

Tarifat e reja për pajisjen me patentë/ Autoshkollat në protestë

05.02.2024 - 13:52

Tarifat e reja për pajisjen me leje drejtimi kanë hyrë në fuqi sot (5 shkurt) dhe kjo ka bërë që Shoqata e Autoshkollave në Elbasan të ngrihet në protestë.

Ata bojkotuan punën, ndërsa kreu i shoqatës, Alim Lulaj e ka cilësuar tinëzare vendimin e ministrisë së linjës për të rritur tarifat, pa u konsultur me grupet e interesit.

Ai thekson se këtë tarife shtesë prej 15 mijë lekësh të reja, do ta paguajnë qytetarët dhe jo autoshkollat, por kjo do të sjellë një boshatisje të tyre.

Taksimi i profesioneve të lira, përfshirë dhe autoshkollat duke filluar nga 1 janari ishte një tjetër pikë e kundërshtuar nga autoshkollat në Elbasan. Drejtues të tyre u shprehën se këto masa po i çojnë drejt falimentit.

Në Elbasan operojnë rreth 33 autoshkolla të cilët kanë të njëjtin shqetësim. Drejtuesit e tyre paralajmëruan sot se nëse nuk merren parasysh kërkesat e tyre ata do ta përshkallëzojnë protestën.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Bojkot punës 33 autoshkolla në Elbasan

Protesta për rritjen e çmimit të patentave