MENU
klinika

“Shqiptarët janë lodhur nga fjalë boshe”

Basha injoron protestën e demokratëve, takime në degën 12

05.02.2024 - 21:27

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, në një takim me demokratët e degës 12 në Tiranë, tha se demokratët nuk u bënë pjesë e konfliktit.

Basha thotë se opozitarët i injoruan thirrjet për përçarje brenda Partisë Demokratike sepse tashmë ata janë ngopur me fjalë boshe.

Basha tha se beteja është për fëmijët e Shqipërisë dhe për të ardhmen.

“Nuk e kuptonit dhe me të drejtë furinë e sulmeve ndaj jush dhe një nga pyetjet apo nga çështjet që diskutuam së bashku: çfarë do të bëjmë në një situatë të këtillë? Si do të ruajmë Partinë Demokratike dhe shpresën për një Shqipëri ndryshe. Dhe dikush në atë sallë tha, duke ndezur një shkrepëse, pastaj dy, pastaj tre, duke e çarë errësirën, duke e bërë që njerëzit ta kthejnë kokën aty ku ndizet dita dhe duke bërë që gjithkush të dojë të jetë pjesë e kësaj drite, e kësaj flake shpresë. Dhe këtë bëtë në degën 12, këtë bëtë ditë për ditë. I injoruat thirrjet për përçarje, nuk u bëtë pjesë të konfliktit”, tha Basha në fjalën e tij.

Ai ka folur me optimizëm për atë që e quajti luftë kundër errësirës dhe shpresë për të ardhmen.

Basha tha se lufta nuk bëhet për trashëgiminë e Partisë Demokratike.

“Shqiptarët janë ngopur me fjalë boshe. Shqiptarët kanë nevojë për shpresë. Shpresa vjen përmes alternativës, alternativë do të thotë program. Që programi të jetë i besueshëm ai duhet të bazohet në njohjen reale të problematikave. Është ndryshe ta lexosh dhe ndryshe ta ndjesh dhimbjen e fermerit që është shtyrë në kufijtë e falimentimit për shkak të qeverisë më të korruptuar që ka njohur Ballkani. Kur në një anë të kufirit fermerët e Kosovës I gëzohen fryteve të djersës së tyre, sepse kanë në krah subvencionet shtetërore, kanë në krah infrastrukturën, kanë aksesin në treg. Nuk kanë një qeveri që punon me grosistët për të sjell mallrat e skaduara që konkurrojnë djersën e fermerëve. Dhe këtu shikon fermerin e rrënuar, të lodhur, të drobitur, të bërë pishman që i ka hedhur kursimet e jetës sepse në vend që t’i kthehen në bekim, i janë kthyer në borxh”, tha Basha.