MENU
klinika

“Mesazhi nga SHBA, normaliteti”

Nazarko: Bardhi u soll në mënyrë agresive

05.02.2024 - 22:19

Analisti Mentor Nazarko thotë se mesazhi  që Gazment Bardhi mori nga Departamenti amerikan i Shtetit (DASH), në takimin e që disa deputetë të mazhorancës dhe opozitës zhvilluan me Gabriel Escobar, është ai i normalitetit.

Në emisionin “Real Story” në ABC News, Nazarko u shpreh se këtë të hënë në Kuvend, Bardhi nuk i qëndroi kësaj linje, por u soll në mënyrë agresive.

Ndërsa, për kryetarin e Partisë Republikane, Fatmir Mediu, ajo që ndodhi në Kuvend ishte e turpshme për shkak të gardës, pasi nuk u lejuan të futeshin në sallë edhe deputetë të cilët nuk ishin të përjashtuar.

Mentor Nazarko: Një mesazh i fortë që ka ardhur nga Amerika është mesazhi i bashkëpunimit në normalitet. Fotoja që ka dashur Escobar ka dashur të nxjerrë nga takimi i DASH, është funksionimi normal i politikës shqiptare. Ai thotë, në kontekstin e krizave ndërkombëtare, asaj që pritet të prekë Ballkanin, ju duhet të jeni bashkë, qeveria duhet të jetë stabile. Mesazhi që Bardhi ka marrë, është i normalitetit, që ai e ka shkelmuar. Ardhja e tij, sjellja e tij në parlament, nuk ishte në këtë linjë. Sot ishte agresiv.

Fatmir Mediu: Sot ka qenë një situatë e prapranueshme deri në ekstrem. Unë nuk kam qenë i përjashtuar, kam komunikuar me drejtues të Kuvendit, ne u futëm në momentin e fundit të seancës. Nuk na lejonte garda që të futeshim brenda.

Mentor Nazarko: Ju nuk keni tentuar të hyni nga dritatrja.

Fatmir Mediu: Tentova të hyja nga dera. Shumica e deputetëve që ishin për të hyrë brenda, nuk ishin të përjashtuarit. Veprimet e përjashtimit ishte absurde. Nëse ke marrë një veprim karshi deputetëve, ekzekutimi i këtij vendimi është i yti.

Mentor Nazarko: T’i prekësh oficerët e gardave.

Fatir Mediu: Është e turpshme kjo që po ndodh në Kuvendin e Shqipërisë. Unë dua të hyj në sallën e Kuvendit.

Mentor Nazarko: Unë di që ti je i arsyeshëm.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


“Escobar detyroi delegacionet PS-PD të ishin bashkë”

Nazarko: Mesazhet që ka marrë Bardhi në SHBA

Nga Mentor Nazarko

Basha para derës