MENU
klinika

“Artist i Merituar”

Pse të gjithë e thërrasim “Ceke”?

27.12.2018 - 16:13

Sejfulla Myftari, i njohur nga të gjithë ne me pseudonimin artistik “Ceke”, për shkak se nuk kishte flokë, aktor i madh i humorit shqiptar, lindi në qytetin e Beratit. 

Erdhi në artin e aktrimit nga Lëvizja Amatore e qytetit të lindjes. Portreti dhe mimika e tij komike, përdorimi i të folurave krahinore të Shqipërisë, aftësia e shndërrimit nga roli në rol, gjetja e një larushie “maskash” nëpërmjet makiazhit, parukeve, veshjeve, etj, ishin disa nga cilësitë që e afruan shpejt atë në Estradën e Beratit si aktor profesionist, ku debutoi për rreth 30 vjet .

U bë një nga aktorët e mirënjohur të humorit në gjithë Shqipërinë, falë një morie rolesh nga më të ndryshmet, të luajtura me nur e hijeshi komike në skenë dhe në ekranin e televizorit. 

Sejfulla Myftari ka shfrytëzuar me mençuri gjetje e forma shprehëse aktoriale të natyrës së groteskut, me deformime, karikaturizime dhe ekzagjerime komike, veçse duke mbetur përherë i natyrshëm dhe organik në sjelljet dhe gjestet e tij, të cilat kanë një vetjakësi të dallueshme.

Në radhën e roleve përfshirë rëndom tipa fshatarësh dembelë e hileqarë, matrapazë, burra me namuz e huqe, pijanecë, zyrtarë të korruptuar po ashtu njerëz të mprehtë e hokatarë që dinë të vënë në lojë të tjerët pa u kuptuar, sikundër janë vërejtur në materiale të tilla humoristike, si: Brigada e dalluar, Allo Llushnja, Kështu ruhet prona, Kryetari i kooperativës, Zotime për bujë, Në mal etj.

Ka qenë po aq i suksesshëm edhe në disa filma humoristikë të regjizorit Arian Çulipi si: Fundi i marrëzisë, Gjithë fajet i ka paraja, Dashuri me krisma, Borxhliu, Një baba tepër etj.

Mban titullin “Artist i Merituar”. 

Aktori i madh i humorit, Sejfulla Myftari është nderuar nga Presidenti i Republikës Bujar Nishani me titullin “Mjeshër i Madh”, në një ceremoni që ka mbledhur bashkë emra të njohur të artit dhe kulturës në vend.

"Kur jeni zënë për herë të fundit me gruan?"

Përgjigjet plot humor që jepte Dritëroi për Sadijen

“Pasuria që s’e blejnë dot paratë”

Libri për suksesin e vërtetë dhe rritjen personale

Ngjarja më e rëndësishme e popullit shqiptar

Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe