Policia Rrugore e Gjirokastrës ka bërë bilancin e saj mujor, ku bën me dije se gjatë janarit janë arrestuar 5 shoferë për drejtim mjeti në gjendje të dehur, janë proceduar 5 të tjerë për shkelje të qarkullimit, si dhe janë pezulluar 2 leje drejtimi,
Kontrollet e shërbimeve të Policisë Rrugore, me pajisje të logjistikës bashkëkohore, kanë si qëllime parandalimin e aksidenteve rrugore me pasoja për jetën e përdoruesve të rrugës, rritjen e parametrave të sigurisë rrugore dhe lehtësimin e qarkullimit në qytet dhe në akset lidhëse. Në këtë kuadër, gjatë muajit janar, janë ndëshkuar administrativisht në total, 1544 drejtues mjetesh, të ndarë konkretisht:
345 drejtues mjetesh, për ndalim ose pushim të automjetit, në kundërshtim me sinjalistikën rrugore; 315 drejtues mjetesh, për parakalime të gabuara; 231 drejtues automjetesh, për mosvendosjen e rripit të sigurimit; 479 drejtues mjetesh, për qarkullim me shpejtësi tej normave të lejuara, si dhe 174 drejtues automjetesh, për shkelje të ndryshme të Kodit Rrugor.
Policia e Rrugore e Gjirokastrës apelon për të gjithë përdoruesit e rrugës, që të zbatojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor, si dhe të kallëzojnë në numrin pa pagesë 112, çdo rast të shkeljes së tyre.