MENU
klinika

E djathta ekstreme gjermane trazon Evropën

Kush është liderja e AfD, “ujku me petkun e qengjit”?

08.02.2024 - 09:00

Kur lexon biografinë e Alice Weidel, lideres së AfD-së (Alternativa për Gjermaninë) kontroverse, një parti e ekstremit të djathtë e njohur për kundërshtimin e saj ndaj migrimit, martesave të homoseksualëve, Eurozonën, avokimin e “Dexit”, duket sikur dhjetë vjet më parë ajo u bashkua aksidentalisht në partinë e gabuar, por ishte në siklet ta pranonte dhe thjesht vazhdoi. Dhe ishte shumë e suksesshme, sepse futi në mënyrë sensacionale të djathtët radikalë në Bundestag për herë të parë pas Luftës së Dytë Botërore. Por Alice Weidel nuk është një anëtare tipike e së djathtës. Ish-bankierja në “Goldman Sachs” është një e djathtë radikale, madje shumë e akuzojnë partinë e saj AfD për ideologji neo-naziste. Dhe Alice është lezbike dhe nënë e dy fëmijëve, dhe ajo është në një lidhje me një emigrant nga Sri Lanka. Por pavarësisht kësaj, ajo fitoi 13 për qind në zgjedhjet gjermane.

Quién es Alice Weidel, la extremista que promete sacar a Alemania del euro

Kush është Weidel?

Me sloganin e AfD-së në zgjedhje “Gjermanët e rinj? Ne do t’i krijojmë ata”, Weidel i siguroi partisë së saj 87 vende në Bundestag në zgjedhjet e 2017-ës dhe prezantoi anëtarët e krahut të djathtë radikal në parlamentin gjerman për herë të parë që nga rënia e nazizmit në 1945. Me bluzën e saj të bardhë dhe perlat e famshme, trashëgiminë e pasur dhe karrierën në financa, ajo i jep AfD-së “një atmosferë respekti borgjez që ka një tërheqje të fortë për votuesit e klasës së mesme jashtë bazës tradicionale të së djathtës”, tha Hans Forlander, një shkencëtar politik në Universitetin Teknik të Dresdenit. Megjithatë, zyrtarët e sigurisë paralajmërojnë se pas këtij imazhi fshihet një parti e infiltruar shumë nga ekstremistët e krahut të djathtë dhe e radikalizuar gjithnjë e më shumë. Weidel ka udhëhequr partinë që nga viti 2022 dhe thotë se një qeveri e AfD do të kërkojë të reformojë BE-në dhe të heqë “deficitin e saj demokratik”.

Šefica AfD-a želi 'Dexit': Ako pobijedimo mogli bi ići i na referendum o napuštanju EU-a | 24sata

Propozimi për “Dexit”

“Por nëse reforma nuk është e mundur, nëse dështojmë të rindërtojmë sovranitetin e vendeve anëtare të BE-së, duhet t’i lëmë njerëzit të vendosin, ashtu siç bëri Britania e Madhe. Dhe ne mund të kemi një referendum për Brexit, daljen e Gjermanisë nga BE-ja”, tha Weidel. “Është një model për Gjermaninë , opsioni për të marrë një vendim të tillë sovran”, tha ajo Weidel në një intervistë me “Financial Times”. Ideja hap një tabu të madhe në Gjermani, ku partitë kryesore janë pro-evropiane. Megjithatë, mes votuesve të AfD-së, mbështetja për BE-në është më e dobëta. AfD pritet të fitojë zgjedhjet rajonale në shtator 2024 në shtetet lindore të Saksonisë, Brandenburgut dhe Turingisë, por meqë të gjitha partitë e tjera kryesore refuzojnë të bëjnë marrëveshje koalicioni me AfD-në, rruga e saj drejt pushtetit është e pasigurt.

German far-right leader hails Brexit as 'model for Germany'

Rrezik për Evropën

Por partia është vënë nën kritika në ditët e fundit lidhur me raportet për një takim të diskutueshëm nëntorin e kaluar midis deputetëve të AfD-së dhe radikalit të djathtë austriak Martin Zellner, i cili diskutoi një plan për të larguar me forcë miliona emigrantë nga Gjermania, përfshirë qytetarët me nënshtetësi gjermane. Lars Klingbeil, lideri i Social Demokratëve, e akuzoi Weidel për minimizimin e planit të dëbimit. “Ti je një ujk në petkun e qengjit. Por unë po të them se fasada juaj ka filluar të bjerë. Njerëzit më në fund po shohin fytyrën e vërtetë të AfD,” i tha Klingbeil asaj gjatë një debati në Bundestag. Zgjedhjet evropiane, të ndjekura nga tre zgjedhje kombëtare më vonë këtë vit, mund të jenë një shfaqje e rëndësishme e fuqisë për AfD. Sondazhet paraprake kanë treguar se partitë euroskeptike populiste po shkojnë drejt një fitoreje dërrmuese në zgjedhjet evropiane të qershorit, gjë që mund të zhvendosë ekuilibrin e Parlamentit Evropian ndjeshëm në të djathtë dhe të kërcënojë shtyllat kryesore të agjendës së BE-së. Sondazhet në të 27 vendet anëtare të BE-së, të kombinuara me modelimin e performancës së partive kombëtare në zgjedhjet e kaluara të Parlamentit Evropian, tregojnë se partitë e djathta radikale janë në rrugën e duhur për të përfunduar të parat në nëntë vende, përfshirë Austrinë, Francën dhe Poloninë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN