MENU
klinika

“Mënyra si ka reaguar…”

Vendimi për dinarin serb/ Nazarko: Kurti e ka kompromentuar veten

07.02.2024 - 23:04

Analisti Mentor Nazarko, duke komentuar zhvillimet lidhur me vendimin e Bankës Qendrore të Kosovës për dinarin serb, tha se Albin Kurti e ka kompromentuar veten me mënyrën se si ka reaguar. I ftuar në emisionin “Real Story” në ABC News, ai tha se mënyra se si Kurti po mbrohet e implikon atë si nxitës.

“Ka një moment që është edhe cinik por edhe i vërtetë, që Kurti e di që në rast konflikti, për të ballafaquar nuk do të jetë FSK por NATO. Kjo ë bën më cinike sjelljen e tij. Ai nxit konfliktin në një zonë të Ballkanit por shpenzimet e konfliktit i paguajnë të tjerët. Amerikanët po tentojnë që ta mbyllin këtë vatër të konfliktit duke ushtruar presion në Serbi. Kurti se pas asaj që ndodhi në Banjskë ndihet i legjitimuar së brendshmi por edhe nga një pjesë e politikës evropiane kryesisht e majtë apo politikës angleze, që kërkojnë që Perëndimi të rreshtohet më dukshëm pro Kosovës dhe kundër Serbisë. Grenell, i përfshirë në mënyrë të vëmendshme në çdo zhvillim të Kosovës, kishte një postim ku thoshte se është një problem i madh kur Kurtin fillojnë ta kritikojnë diplomatët e atashuar në Kosovë si Rohde.

Dua të them një detaj që mund të ketë qenë përcaktuese, që për mënyrën se si ka reaguar Kurti apo Bislimi e ka kompromentuar veten. Nëse do të fliste vetëm guvernatori, do të dukej se do të ishte një vendim autonom i bankës. Por mënyra se si po mbrohet nga zoti Kurti e implikon atë si nxitës. Historia e parë, nga dikush më është thënë që në fund të vitit është bërë një seancë me dyer të mbyllura dhe është thënë pse nuk keni vepruar për kufizimin e funksionimit të dinarit në veri. E dyta, në Kosovë ka ndodhur një shndërrim i madh në llojin e liderit që preferojnë. Liderët e Kosovës nuk kanë qenë karizmatikë. Karizma e Rugovës vinte për shkak të mitit por retorika e tij ishte përsëritëse. Kryeministrat e Kosovës nuk kanë qenë figura populiste. Kurti është një thyerje e kësaj tendence, tre çereku i ligjërimit të tij është i paqartë për popullin e Kosovës. Por ai ka arritur në një periudhë izolimi ndërkombëtar si ajo për shkak të vizave, pandemia, procesi në Hagë ndaj drejtuesve të UÇK-së, të gjitha këto krijuan rrethanat që Kosova ta pranonte një lider me ligjërim si i Kurtit dhe të bëhej i pranishëm edhe tek pjesa urbane.”, theksoi Nazarko./abcnews.al

Mijëra familje pa energji elektrike

Kaos në Britani nga stuhia ‘Bert’!

Vangjeli: Sky ECC u përdor nga politikanë, ministra e gjyqtarë…

“Prokuroria ka në dorë ‘ditarin’ e botës së errët të krimit”

“Bllokim total i Tiranës! Qytetarët do të vuajnë, por…“

“Mosbindja civile” protestë më 26 nëntor, Paloka zbardh skenarin