08.02.2024 - 10:59
Deputeti i PD-së, Flamur Noka i ka hedhur miell në fytyrë punonjësve të Gardës tek dera e Kuvendit.
Noka i ka akuzuar se po i shërbejnë sipas tij narkoregjimit, duke theksuar se po ndalojnë përfaqësuesit e popullit të hyjnë në Kuvend.
“Janë pjesë e mazhorancës, po i shërben narkoregjimit. Në krye të detyrës, të ndalosh përfaqëuesit e popullit të hyjë në Kuvend”, tha Noka.
Më pas ai ka vrapuar drejt sekretarit të Përgjithshëm të Kuvendit që po qëndronte në oborr, të cilit po ashtu i ka hedhur miell.