Gjykata e Tiranës ka lënë në burg 34-vjeçarin Asqeri Mandri, i cili u arrestua dy ditë më parë për dhunë në familje, pasi mbante nën monitorimin e kamerave bashkëshorten dhe fëmijët.
Në fjalën e tij përpara gjykatës 34-vjeçari ka mohuar që të ketë ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.
Ai pranoi se ishte personi që kishte vendosur kamerat, por shtoi se monitorimi u bë me qëllim që të ruante familjen e tij pasi ndodhej emigrantë në Gjermani.
34-vjeçari pohon se konfliktet me gruan lindën pasi ajo dilte natën dhe i thoshte se punonte si roje.
“Kamerat i kam vendosur për të parë gruan dhe fëmijët pasi isha jashtë shtetit. Kemi patur debate por jo dhunë. Sherr nisi pasi gruaja më thoshte që do ikte të punonte natën si roje”, tha ai.