MENU
klinika

Ja sa raste raportohen që nga fillimi i vitit 2024

Si shitja pa kriter e fotoksinës po vret shqiptarët?

08.02.2024 - 14:42

Në mëngjesin e sotëm në Berat 41- vjeçarja Shpresa Krëku vdiq pasi konsumoi një sasi fotoksine, duke u bërë viktima e radhës në një zinxhir vetërvrasjesh nga ky kimikat.

Aksesi i lehtë ndaj një lënde aq të rrezikshme sa fotoksina e ka bërë atë ‘destinacionin’ më të zakonshëm për qytetarët që po luftojnë me probleme emocionale apo shëndetësore dhe heqin dorë nga jeta.

Sapo nisi 2024-a, vetëvrasja e Bedrie Lokës në Fllakë të Durrësit, tronditi vendin. Pas dhunës, kërcënimeve dhe ankthit të vazhdueshëm, Loka konsumoi fotoksinë. Nga ajo ditë, një zinxhir vetëvrasjesh me shkak fotoksinën, u raportua në mendje, shumica e të cilave gra.

Në harkun e dy javëve, ndër të gjitha viktimat e raportuara të fotoksinës, dy ishin vajza 18-vjeçare, në Lushnjë dhe Koplik. Problemet me shkollën dhe familjen, i drejtuan të rejat tek lënda e fotoksinës.

Kimikati i përdorur në agrokulturë, mund të blihet lehtësisht në çdo farmaci bujqësore të vendit, ndonëse sipas ligjit, blerësi duhet të ketë një recetë agronomi.

Vite më parë, fotoksina në Shqipëri nuk ishte lëndë për shitje në treg, por ndryshime të mëvonshme e listuan atë në raftin e barnave të zakonshme për fermerët.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Telefoni të vëllain përpara se të kryente aktin

“Nuk mundem më”- 41-vjeçarja i dha fund jetës me fostoksinë