MENU
klinika

"Dëshiron që të jetë i paqartë"

Vajtja e Bardhit te tubimi për Berishën, Minxhozi: Veprim i qëllimshëm!

08.02.2024 - 22:39

Pas kthimit nga SHBA, Gazment Bardhi iu bashkua protestës së Foltores jashtë Kuvendit disa ditë më parë dhe më pas, edhe mitingut poshtë ballkonit të shtëpisë së Sali Beridhës. Më herët atë ditë, Bardhi iu bashkua edhe Flamur Nokës në sulmin ndaj punonjësve të gardës në sallën e Kuvendit.

Ndërkohë që analisti Skënder Minxhozi deklaroi se Bardhi qëllimisht bën veprime të tilla që të jetë i pakuptueshëm dhe t’i lërë hapësira vetes për të lëvizur nëpër kahe të ndryshme.

“Besoj që janë të dy arsyet. E para, që niveli i takimeve ka qenë ai i kortezisë së bashku me të tjerët dhe jo veç, megjithë ndasitë që kishte delegacioni do të justifikonte takime të veçanta me palët nëse amerikanët do të donin ta kapnin krizën në të gjitha këndvështrimet e saj dhe të kishin informacionet dhe të painfluencuara nga prezenca e kundërshtarëve të njërës apo tjetrës palë. E dyta, Bardhi ka përkujdesje maksimale që të jetë në mënyrë konstante i paqartë dhe ambig. Të jetë jo i keqkuptuar, por të kuptohet në të dy krahët. Të jetë i vlefshëm sipas tij taktikisht edhe për t’u lexuar si gjysma bosh e gotës, por edhe si gjysma plot e gotës. Mua m’u duk që Bardhi u mundua realisht të bëjë një alkimi të vështirë që ta inaugurojë rrugën e Berishës pas vizitës në Amerikë, duke u munduar të bashkojë mekanikisht të dytën me të parën. Unë jam këtu nënteksti sepse amerikanët e tolerojnë këtë dhe nuK e shohin më si një problem zotërinë që del në dritare. Por nuk duket deri tani. Dhe si një gazetar që vazhdoj ta dëgjoj çdo ditë doktorin, po thoshte dje që data 5, vajtja e Bardhit aty, është dita e madhe epokale e shqiptarëve sepse ka ndodhur një mrekulli. E njohu me vepra, më shumë se sa ta njohë me fjalë në emër të të qenit i padekriptueshëm. Do të jetë i keqkuptueshëm“, u shpreh Minxhozi në emisonin “Real Story” në “Abc News”.