MENU
klinika

Dyshohet se me armë qëlloi djali i nënkomisarit

Detaje nga ngjarja në Kavajë/ Çfarë dëshmoi efektivi?

09.02.2024 - 11:46

Të tjera detaje janë mësuar nga ngjarje e mbrëmshme (8 shkurt) në Kavajë, ku pas një sherri mes një efektivi policie, djalit të tij dhe një shtetasi tjetër, është qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit në pronësi të këtij të fundit.

News24 mëson se sherri ka nisur fillimisht të mërkurën mes Denis Gjongecajt dhe 29-vjecarit Kiti Kazazi për shkak te një parakalimi me makinë. Denis Gjongecaj, djali i policit është konfliktuar verbalisht me 29-vjeçarin dhe janë ofenduar me njëri-tjetrin për disa manovra të gabuara me makinë dhe janë larguar.

Por këtë të enjte Denis Gjongecaj ka qenë bashkë me babanë e tij polic Kastriot Gjongecaj në Kavajë, ku kanë hasur Kiti Kazazin i cili pretendon se polici dhe djali i tij i kanë shkuar pranë. Të 3 personat kanë dalë nga makina dhe janë konfliktuar sërish. AMP dyshon se ka qenë djali i policit ai që ka nxjerrë armën dhe ka qëlluar ndaj makinës së Kiti Kazazit i cili fatmirësisht nuk është lënduar. Nga hetimet rezulton se janë shkrepur 3 plumba, ku një plumb ka kapur pjesën e makinës.

AMP ka arrestuar Kastritot Gjongecaj efektivin e policisë, por ai para hetuesve ka mohuar duke thënë se nuk ka qëlluar me armë dhe se nuk kanë dashur të vrasin 29-vjecarin.

Njoftimi i AMP-së:

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Durrës-Kavajë) ka arrestuar në flagrancë punonjësin e policisë N/Komisar K. GJ., me detyrë specialist në seksionin e shërbimeve ndaj të tretëve në DVP Durrës, si edhe shpalli në kërkim shtetasin D. GJ., si të dyshuar për kryerjen e veprës penale “Vrasje e mbetur në tentativë” në bashkëpunim dhe “Armëmbajtje pa leje”.

Arrestimi i N/komisar K. GJ. u krye pasi nga tërësia e veprimeve hetimore paraprake ka rezultuar se në bashkëpunim me shtetasin D. GJ., 24 vjeç (djali i tij), më datë 08.02.2024, rreth orës 13:25, në lagjen Nr.2 të qytetit të Kavajës, janë konfliktuar për motive të dobëta dhe kanë qëlluar me armë ndaj automjetit me të cilin udhëtonte shtetasi K. K., 29 vjeç. Nga kjo ngjarje nuk ka patur të lënduar.

Në përfundim të veprimeve hetimore, materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Kush është efektivi i policisë dhe djali i tij

Pas sherrit, qëlluan me armë automjetin ku udhëtonte 29-vjeçari


Regjistrimi i rreth 13.000 m2 tokë pa asnjë dokument ligjor në Lalëz

Lihet në qeli ish-kreu i Kadastrës

Dyshohet se ra nga lartësia e një pallati

Tragjike! Humb jetën 10-vjeçari

Zonat ku pritet të ketë edhe dëborë

Nisin reshjet e shiut në të gjithë vendin