MENU
klinika

Detajet

LSI ndihmon PS-në, votojnë buxhetin në Korçë

27.12.2018 - 17:15

PS dhe LSI janë në një luftë të ashpër, por jo jashtë Tiranës.

Pas Durrësit dhe Elbasanit, këshilltaret e LSI-së në këshillat bashkiakë kanë bashkuar votat me socialistët, për të votuar buxhetin edhe në Bashkinë e Korçës.

Socialistët në këtë bashki kanë 21 këshilltarë.

Më herët kanë marrë dy këshilltarë të LSI-së, ndërsa sot, edhe 3 të tjerë votuan buxhetin e bashkisë, me gjithë kundërshtimin e fortë të aleatëve të tyre të Partisë Demokratike.

Këta të fundit kërkuan të votohej kundër, për shkak të pakënaqësive që kishin për buxhetin.