MENU
klinika

Uashingtoni po kërkon 'ta heqë qafe'

SHBA bën liderin serb të Bosnjës me “paranoja”

09.02.2024 - 13:07

“Lufta” e liderit serb të Bosnjës, Milorad Dodik me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe çdo të dërguari, përfaqësuesi apo “zëri” që vjen prej saj nuk është asgjë e re tanimë. Edhe pse i shpallur non grata nga SHBA-të, Dodik nuk është tërhequr aspak as nga sjelljet e tij arrogante, akuzat e frikshme apo edhe pretendimet tërësisht jashtë logjikës. Nga ana tjetër, pala amerikane nuk tregon se është gati të “hapë rrugë”, apo të tolerojë, kur vjen puna për të, kështu që Dodik pritet të ketë një përballje të hapur me Perëndimin, që nuk i duket fundi. Megjithatë, diçka është e sigurt: Dodik ka vendosur të “luftojë” me çdo gjë, edhe kur “armët” e tij janë pretendime në kufijtë e qesharakes dhe absurdit. Thënë kjo, së fundmi bashkëpunëtorët më të afërt të liderit serb të Bosnjës Milorad Dodik kanë dalë me një teori të re. Ata pretendojnë se po përgatitet një atentat kundër tij dhe një nga ministrat akuzoi administratën amerikane si nxitëse të atij plani të supozuar. Pretendimi se po përgatitet një atentat ndaj Dodikut u bë fillimisht në programin e shërbimit publik Televizioni RS (RTRS), nga kreu i klubit të përfaqësuesve të Aleancës së tij të Social Demokratëve të Pavarur (SNSD) në parlamentin e BiH, Sanja Vuliç, e njohur për deklaratat e saj të bujshme dhe madje si dhe përpjekjet për mbrojtjen e Dodikut.

Plani për atentat
Gjatë seancës gjyqësore Dodik të mbajtur të hënën në Gjykatën e Bosnjës dhe Hercegovinës në Sarajevë, Vuliç shau policët e gjykatës, gjyqtarin Sena Uzunoviç dhe ambasadorin amerikan Michael Murphy, dhe më pas ajo tha se për përgatitjen e atentatit të supozuar e kishte mësuar nga një “burim në ambasadën amerikane”. Ajo nuk sqaroi se kush po kërcënonte në të vërtetë, por tha se kanë mbërritur mesazhe se “gjithçka është gati për atentat dhe se kanë armë”. Përveç kësaj, ajo pretendon se dikush preu pemët para hyrjes së kompleksit të Gjykatës së Bosnje-Hercegovinës në Sarajevë, në mënyrë që snajperët e mundshëm të kenë një pamje të qartë të Dodikut kur ai të vijë në gjyq. Pretendimet e saj për kërcënimin e Dodik u përsëritën më pas nga Ministri i Tregtisë së Jashtme dhe Marrëdhënieve Ekonomike të BiH, Stasha Kosharac, gjithashtu anëtar i SNSD-së, i cili gjithashtu pohoi se SHBA-të po inkurajonin komplotistët e dyshuar. “Mund të themi se sulmet ndaj presidentit (RS Dodik) dhe represioni politik janë kryer nga administrata amerikane dhe kjo është forcuar më tej me ardhjen e ndihmës sekretarit amerikan të shtetit, James O’Brien”, iu tha Kosharac gazetarëve në Banja Luka. Pretendimet e Vuliçit dhe Kosharac janë pranuar dhe konfirmuar nga kryeministri i Republikës Srpska, Radovan Vihkoviç. “Nuk do të më befasonte nëse dikush do të kërkonte një armë”, tha Vishkoviç, i cili vuri në dukje se Dodik është aktualisht personi më i kërcënuar në mesin e politikanëve serbë. Ministri i Brendshëm i RS Siniša Karan tha më pas se Dodik merr kërcënime të ndryshme çdo ditë dhe policia e merr secilin seriozisht dhe kryen hetime.

Përplasjet me O’Brien
Ndihmës sekretarit amerikan të shtetit ishte në Sarajevë javën e kaluar ku ai kritikoi ashpër Dodikun, duke e paralajmëruar atë se SHBA-ja nuk do t’i vëzhgonte me qetësi kërcënimet e tij secesioniste. Por Dodik u kundërpërgjigj duke e quajtur atë një “gënjeshtar” dhe “ngatërrestar”. I pakënaqur dukshëm me akuzat e O’Brien, Dodik u tha gazetarëve në Banja Luka se ndihmës sekretari i shtetit i SHBA mbërriti në BiH si një “subjekt mysliman”. “Ai ishte një shkarravitës i zakonshëm që pati fatin që e gjeti veten në Dejton,” tha Dodik për O’Brien, i cili ishte një nga pjesëmarrësit aktivë në negociatat e paqes në Dejton dhe, si avokat, ishte i përfshirë në krijimin e marrëveshjes së paqes, që i dha fund luftës tre vjeçare e gjysmë në Bosnje dhe Hercegovinë. Dodik vlerësoi se ndihmësi i sekretarit amerikan të shtetit “paraqitet si i fuqishëm” dhe se ai erdhi në BiH për ta futur atë një pikë të re të krizës. Ai pretendon se prapa politikës amerikane qëndron qëllimi i centralizimit të BiH në interesat e boshnjakëve dhe se RS nuk do të mbetet në “BiH antikushtetuese”, pavarësisht se çfarë thonë për këtë në Uashington.

Opozita kërkon shkarkimin e kryeministrit

Kaos në Parlamentin serb, deputetët godasin njëri-tjetrin!

Ja çfarë thotë misioni paqeruajtës i NATO-s në Prishtinë

Policët e Kosovës hynë në Serbi?

Pse ideja është një kopje e “botës ruse”

“Bota serbe” përndjek Ballkanin, kërcënon sërish Vulin