Strijat mund të krijohen tek meshkujt dhe tek gratë në periudha të ndryshme. Mund të krijohen dhe në adoleshencë nga një zhvillim i menjëhershëm i trupit, ose mund të krijohen gjatë shtatzënisë. Ndonjëherë dhe kur bëni ndërhyrje për rritjen e gjoksit mund të rrezikoni të krijoni strija!
Koha më e mirë për të filluar heqjen e strijave është që në momentin e parë që i shihni.
Strijat e kuqe kanë këtë ngjyrë të fortë sepse janë shenja që sapo janë krijuar dhe ende tregojnë rrjedhje të mirë të gjakut në inde: në këtë fazë të parë ato janë shumë të dukshme por reagojnë mirë në shërim dhe me pak përpjekje.
Nga ana tjetër, strijat e bardha janë evolucioni natyror i atyre të kuqve, nëse nuk trajtohen në kohë.