MENU
klinika

Rreshtojnë traktorët para Drejtorisë së Bujqësisë

Korçë, fermerët e blegtorët në protestë

10.02.2024 - 12:12

Fermerë dhe blegtorë kanë dalë së bashku për te protestuar përballë drejtorisë së Bujqësisë në Devoll. Fermerët në shenjë protestë kanë marrë dhe traktorët, të cilët i kanë rreshtuar përballë drejtorisë. Ata kanë parashtruar një sërë kërkesash për ministrinë e Bujqësisë, konkretisht ata kërkojnë:

1-Barazim të TVSH për produktet bujqësore;

2-Rimbursim për çdo litër qumësht;

3-Naftë pa taksa për mjetet bujqësore;

4-Fatura TVSH me çmim real nga pika e grumbullimit në ditën e dorëzimit të produktit;

5-Subvencionim për farat dhe fidanët;

6-Subvencionim për produktet organike

Blegtorët shprehen se çmimi i qumështit nga grumbulluesit është 120 lekë për litër, kur në fakt duhet të jetë 170 lekë, pra çmimi është ulur me rreth 30% të vlerës!