10.02.2024 - 14:19
Pezullohet lundrimi i anijeve ndërkombëtare, trageti i linjës Vlorë – Brindisi, për shkak të kushteve të përkeqësuara meteorologjike.
Trageti i linjës Vlorë – Brindisi, i planifikuar të nisej këtë mëngjes, u anulua. Autoriteti Portual njofton se anijet e transportit ndërkombëtar detar për pasagjer dhe automjete në linjën Vlorë-Brindisi-Vlorë, nuk do të vazhdojnë të operojnë normalisht sipas destinacioneve përkatëse, deri në përmirësimin e kushteve hidrometeorologjike.
Sipas parashikimeve, pritet që kushtet atmosferike të përmirësohen të hënën pasdite.