Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar lidhur me lajmin se ndaj tij ka patur një plan për atentat gjatë vizitës në Shkup.
Kryeministri i Kosovës tha se gjatë vizitës së tij atje, nuk është ndjerë i rrezikuar, por ka patur forca të shumta policore.
Kurti ka theksuar se ka mësuar që ka shumë kërcënime nga individë e struktura të cilat i kanë rrënjët e tyre në Beogradin zyrtar.
“Sa erdha nga Shkupi, nuk jam ndier i rrezikuar, por kam parë që kishte shumë forca policore që u kujdesen për këtë mbledhje që mbajtëm e ku mysafiri special ishte përfaqësuesi i SPD-së gjermane, Lars Klingbeil”, ka thënë Kurti.
Vetëm pak më parë në media u publikua lajmi se menjëherë pas mbledhjes së Këshillit të Sigurimit të OKB-së, ka patur të dhëna për një atentat të mundshëm ndaj kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti në Shkup, ku ai ka qëndruar mbrëmë.