MENU
klinika

Izraeli përgatitet të pushtojë Rafah

Egjipti nis tanket në kufi, Borrell: Alarmante!

10.02.2024 - 15:27

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka urdhëruar ushtrinë që të përgatitet për të evakuuar civilët nga qyteti Rafah, i Gazës, para nisjes së një ofensive kundër Hamasit.

Netanyahu nuk po merr parasysh as paralajmërimet e SHBA-së për të mos e zhvilluar një aksion të tillë.

Egjipti ka nisur 40 tanke dhe autoblinda në gadishullin e Sinait, si pjesë e masave për të forcuar sigurinë në kufirin me Gazën.

Qyteti Rafah është kthyer në zonën e fundit ku kanë mundur të strehohen deri më tani palestinezët, pas nisjes së luftës më 7 tetor.

Për të gjithë ndërkombëtarët, planet e Izraelit për një ofensivë të re në qytetin jugor të Gazës janë alarmante.

Shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell, u shpreh se 1.4 milionë palestinezë janë aktualisht në Rafah pa asnjë vend tjetër se ku të shkojnë, ndërkohë që mes të gjithave po përballen edhe me urinë.

“Raportet për një ofensivë ushtarake izraelite në Rafah janë alarmante. Do të kishte pasoja katastrofike duke përkeqësuar situatën tashmë të rëndë humanitare”, shkroi Borrell.