MENU
klinika

"Pcientët, jashtë rrezikut për jetën"

QSUT reagon për zjarrin në Urgjencë: Situata është nën kontroll

11.02.2024 - 10:30

Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza” ka reaguar në lidhje me zjarrin e rënë në orët e para të mëngjesit të sotëm (11 shkurt) në ambientet e katit -1 të Urgjencës së re.

Në reagim thuhet se menjëherë pas rënies së zjarrit janë marrë masat për sigurimin e pacientëve të shtruar, ndërsa situata u vu nën kontroll.

QSUT sqaron se pacientët janë të gjithë jashtë rrezikut për jetën dhe situata paraqitet e qetë.

Reagim për Media nga QSUNT:

Në orët e para të mëngjesit të ditës së sotme në katin -1 të godinës së QSUT është raportuar tym.

Menjëherë janë marrë masat për sigurimin e pacientëve të shtruar dhe situata u vu nën kontroll në një kohë rekord dhe shkaqet e tymit po hetohen.

Situata është në monitorim të vazhdueshëm dhe pacientët janë të gjithë jashtë rrezikut për jetën, falë anagazhimit të personelit mjekesor dhe atij zjarrefikës.

Çdo gjë është nën kontroll dhe gjendja paraqitet e qetë.