MENU
klinika

"Dyshohet se trupin e gruas e copëtoi dhe…"

Burri vret bashkëshorten me dy fëmijët e mitur duke i mbytur me zinxhir

11.02.2024 - 12:36

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Altavilla Milicia në Itali, ku një 54-vjeçar ka vrarë në mënyrë makabre gruan e tij dhe dy fëmijët e mitur dhe më pas është e vetëdorëzuar në polici.

Mediat italiane raportojnë se Giovanni Barreca, mbrëmjen e djeshme (10 shkurt) ka vrarë duke i mbytur gruan e tij Antonella Salamone, dhe djemtë Kevin dhe Emanuel, të moshës 5 dhe 16 vjeç.

Sipas hetimeve të kryera, dy djemtë u mbytën nga babai i tyre me zinxhir. Fillimisht ai vrau më të voglin dhe më pas mbyti me zinxhir të madhin. Zinxhiri u gjet pranë trupit të Kevinit dhe gjithashtu dyshohet se ishte përdorur për të mbytur edhe Emanuelin.

Ndërkohë trupi i gruas nuk është gjetur ende, ndërsa dyshohet se Barreca e preu atë në copa dhe e dogji përpara se të telefononte autoritetet dhe të vetë dorëzohej.

Ai është gjetur pak kilometra larg vendit të masakrës dhe është arrestuar.

Hetuesit gjithashtu po vlerësojnë mundësinë e përfshirjen e personave të tjerë në krim, të cilët mund të kenë ndihmuan Barrecën në kryerjen e masakrës.

“Distancohem nga çdo bisedë e kolegut tim me Suel Çelën“

I doli emri në dosje, gazetari reagon nga SHBA

"Pacienti nuk ka pasur asnjë komplikacion që të kërkojë ndihmë jashtë..."

Luis Meçja kërkoi ndihmë ekonomike për t’u kuruar! Reagon spitali i Traumës

Si e mbajti nën vëzhgim shënjestrën për 2 vite

Plani i Suel Çelës për eliminimin e Ardjan Çapjas!

Shqipëria feston 112-vjetorin e Pavarësisë

Zhvillohet ceremonia e ngritjes së flamurit