MENU
klinika

Detajet

8 tonë verë kontrabandë, pranga dy personave në Durrës

27.12.2018 - 18:33

Hetimi doganor arreston në flagrancë dy persona pasi tentuan të fusnin 8 mijë litra verë kontrabandë nga Italia në Shqipëri.

Në pranga kanë rënë Armand Mimani shofer i kamionit në të cilin ishte fshehur vera dhe Çlirim Bregu nga Tirana me arsim të mesëm i dënuar edhe më parë për kontrabandë, administrator i kompanisë e cila kishte në pronësi kamionin.

Sipas doganës dhe uniformave blu këta persona janë prangosur për veprën penale: “Kontrabanda me mallra për të cilat paguhet akcizë ose me pezullim të plotë apo të pjesshëm nga detyrimet doganore ose të akcizës”. Vera ishte e ambalazhuar në shishe ndërsa Bregu rezulton se është njëherazi edhe administrator i “Uni Trans” kompanisë që është gjobitur edhe me një penalitet prej 3.261 mijë lekë nga hetimi doganor në Durrës.

Materialet hetimore në ngarkim të këtyre dy personave i kanë kaluar prokurorisë së Durrësit për hetime të mëtejshme ndërsa për sekuestrimin e verës së pa deklaruar janë njoftuar edhe autoritetet italiane. Prej më shumë se 2 javësh në kalimet kufitare në të gjithë vendit përfshi portet dhe aeroportet si dhe pikat tokësore janë shtuar masat e kontrollit për të goditur kontrabandën si dhe për të monitoruar edhe lëvizjet e personave me precedent penale apo në kërkim nga drejtësia.