MENU
klinika

Mediat britanike: Deklaratë me 4 fjali!

Mbreti Charles i drejtohet kombit për herë të parë pas diagnozës me kancer

11.02.2024 - 14:13

Mbreti Charles ka dhënë një deklaratë të shkurtër me shkrim për herë të parë që nga ditët kur ai u diagnostikua me kancer.

Charles falenderon përzemërsisht të gjitha ata që i kanë dërguar mesazhe, ndërsa thekson se publikimi i lajmeve për të kanë ndihmuar për të informuar publikun.

Në deklaratën me katër fjali thuhet: “Dëshiroj të shpreh falënderimet e mia më të përzemërta për mesazhet e shumta të mbështetjes dhe urimeve të mira që kam marrë ditët e fundit. Siç e dinë të gjithë ata që janë prekur nga kanceri, mendime të tilla dashamirëse janë ngushëllimi dhe inkurajimi më i madh.

Është po aq inkurajuese të dëgjosh se si ndarja e diagnozës sime ka ndihmuar në promovimin e mirëkuptimit publik dhe ndriçimin e punës së të gjitha atyre organizatave që mbështesin pacientët me kancer dhe familjet e tyre në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar dhe më gjerë në botë.

Admirimi im i përjetshëm për kujdesin dhe përkushtimin e tyre të palodhshëm është edhe më i madh si rezultat i përvojës sime personale”

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Pas një ndërhyrjeje kirurgjikale u diagnostikua me kancer

DW: Sa i sëmurë është Charles dhe ç’mund të ndodhë tek Royals?


Mijëra familje pa energji elektrike

Kaos në Britani nga stuhia ‘Bert’!

Vangjeli: Sky ECC u përdor nga politikanë, ministra e gjyqtarë…

“Prokuroria ka në dorë ‘ditarin’ e botës së errët të krimit”

“Bllokim total i Tiranës! Qytetarët do të vuajnë, por…“

“Mosbindja civile” protestë më 26 nëntor, Paloka zbardh skenarin