MENU
klinika

Si i “eleminoi” presidenti rus “armiqtë” e tij

Kush do të jenë 3 kundërshtarët e Putinit?

12.02.2024 - 10:30

Zgjedhjet presidenciale në Rusi janë ndoshta më të parashikueshmet ndonjëherë, me Vladimir Putin dukshëm fitues. Megjithatë formalisht, katër kandidatë do të marrin pjesë në zgjedhjet për president të Rusisë në mars, tha këtë javë presidentja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve Ruse (KQZ) Ela Pamfilova.Ajo tha se KQZ regjistroi zyrtarisht kandidatin e pavarur Vladimir Putin dhe përfaqësuesit e partive parlamentare Leonid Slutsky (LDPR), Vladislav Davankov (Njerëz të rinj) dhe Nikolai Kharitonov (Partia Komuniste e Federatës Ruse) si kandidatë. Asnjë kandidat s’ përbën një sfidë të rëndësishme për Putinin dhe partitë e tyre në parlament mbështesin kryesisht legjislacionin e mbështetur nga partia Rusia e Bashkua. Slutsky kryeson Komitetin e Punëve të Jashtme të Asamblesë Federale të Federatës Ruse, dhomën e ulët të parlamentit dhe mbështet politikën e jashtme të Kremlinit.

Dhe në zgjedhjet e fundit në të cilat kandidoi në vitin 2018, ai fitoi më pak se 6 për qind të votave. Davankov është nënkryetar i Dumës së Shtetit, partia e tij u themelua në vitin 2020 dhe aktualisht ka 15 deputetë në parlament. Kharitonov ishte kundërshtar i Putinit në zgjedhjet në 2004, kur ai fitoi vendin e dytë. Pamfilova tha se një cikël i caktuar përfundoi të enjten dhe se emrat e katër kandidatëve do të jenë në fletëvotim, pasi KQZ refuzoi të regjistrojë Boris Nadezhdin, Sergej Malinkoviç, Anatoly Batashev dhe Rada Ruska në seancë, njoftoi RIA Novosti. Nadezhdin njoftoi se kundër këtij vendimi do të ankohet në Gjykatën Supreme. Këshilli i Federatës ka caktuar zgjedhjet presidenciale në Rusi për 17 mars 2024. Votimi do të zgjasë 3 ditë, 15, 16 dhe 17 mars.

2 liderë të fuqishëm janë gati për negociata me rusët

Zelensky shpalos “Planin e Fitores”, një “shuplakë” erdhi nga BE

Ministri Katz: Arritje e rëndësishme për ne!

Izraeli konfirmon vrasjen e liderit të Hamasit, Yahya Sinwar!

"Parashikohen ndryshime radikale"

Le Pen dhe e ardhmja e BE-së

Çfarë janë “dronët fantazmë”?

Situata në gadishullin Korean del jashtë kontrollit!

Gara midis Trump dhe Harris mbetet në “ngërç”

Çfarë i duhet secilit kandidat për të fituar epërsi në sondazhe