MENU
klinika

“Die morëm detyra të rëndësishme, praninë e Namik Dokle dhe...”

Asambleja e PS, Blendi Klosi zbulon detaje të reja: Ja çfarë u diskutua

12.02.2024 - 15:00

Sekretari i Përgjithshëm i PS, Blendi Klosi ka zbuluar detaje në lidhje me mbledhjes e Asamblesë së PS ditën e djeshme, ku zgjati për 5 orë.

Në një lidhje të drejtpërdrejt për një emision televiziv, ai theksoi se PS është një parti ideologjike ku ka një grup shumë të madh njerëzish aktiv në jetën politike të vendit.

Sipas tij, PS është një parti që arrin të mbajë debatin dhe analizën e saj të brendshëm dhe nuk largon gjenerata, duke hedhur kështu dhe ironi për opozitën, ku situata prej dy vitesh është e tensionuar.

“Debati për rrjetet sociale nuk ka qenë i fshehtë. Të mendosh se politika moderne bëhet pa rrjetet sociale, është tabu. Komunikumi në rrjetet sociale duhet të jetë aq i fortë sa takimet derë më derë. Ky është një nga diskutimet e gjata që u bë dje. PS si një parti ideologjike të një grupi shumë të madh njerëz aktiv në jetën politike të vendit e ka të pamundur të funksionojë në rastin që t’i zgjidh të problematikat.

Qënia në një parti, është e atillë që jo të gjithë njerëzit janë njëlloj, jo të gjithë njerëzit kanë të njëjtin ritëm, të njëjtin mentalitet, shërbejnë për të njëjtën detyrë apo mision. Ajo që është e rëndësishme në PS, është që është që arrin të mbajë debatin e saj të brendshëm, të mbajë analizën e saj, dhe nuk largon gjenerata. Jemi në një parti e fortë sepse janë breza që kanë themeluar partinë”-tha

Ai tha se dje morën detyra të rëndësishme ndërsa komentoi dhe praninë e Namik Dokle dhe Gramoz Ruçit.

“Namik Dokle dhe Gramoz Ruçi janë nga ata që çdo detyrë të PS e kanë realizuar më së miri dhe me cilësi shumë më të lartë se sa njeri tjetër. Të gjithë morëm detyra dje dhe janë shpërndarë në terren për të bërë një monitorim, evidentim dhe fotografim të situatës. Ne thamë që do të punojmë më qelizën”-tha ai.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Kryeministri qëndrim kritik edhe ndaj degës së PS në Kavajë

Rama bën për “ujë të ftohtë” Olta Xhaçkën. Debatet në Asamblenë e PS


“Distancohem nga çdo bisedë e kolegut tim me Suel Çelën“

I doli emri në dosje, gazetari reagon nga SHBA

"Pacienti nuk ka pasur asnjë komplikacion që të kërkojë ndihmë jashtë..."

Luis Meçja kërkoi ndihmë ekonomike për t’u kuruar! Reagon spitali i Traumës

Si e mbajti nën vëzhgim shënjestrën për 2 vite

Plani i Suel Çelës për eliminimin e Ardjan Çapjas!

Shqipëria feston 112-vjetorin e Pavarësisë

Zhvillohet ceremonia e ngritjes së flamurit