Besëlidhja është kryesuesja e re e Grupit A të Kategorisë së Dytë, fakt ky i kontestuar nga ekipi i Valbonës.
Skuadra lezhjane ka fituar në ndeshjen e javës së 11 duelin direkt me Valbonën, me shifrat 3-0, duke e kapërcyer në renditje. Mirëpo ekipi tropojan, nga Gerhard Progni në rolin e trajnerit, në një postim në rrjetin e tyre social Facebook, ka listuar padrejtësitë që i janë bërë ekipit të tyre në ndeshjen e 10 shkurtit.
“Humbja 3-0 kundër Besëlidhjes nuk ishte humbja e jonë, por e futbollit dhe e edukatës sportive!”, shkruhet në postimin e shoqëruar me videot e të gjitha momenteve që ndikuan në rezultatin përfundimtar.
“Arbitri e fitoj ndeshjen e Besëlidhjes”, shkruhet në postim, duke e akuzuar Olsid Feratajn për jo-profesionalizëm dhe inate personale ndaj skuadrës.
Siç theksohet në postim, në dy ndeshjet e vetme ku ka gjykuar Olsid Ferataj si arbitër edhe ndaj Ilirisë, edhe atë ndaj Besëlidhjes, Vlabona ka arritur të marrë vetëm 1 pikë.
Postimi i plotë:
Humbja 3-0 kundër Besëlidhjes nuk ishte humbja e jonë, por e futbollit dhe e edukatës sportive!
Duke shoqëruar me video të gjitha momentet që ndikuan në rezultatin përfundimtar ju tregojm të gjitha momentet ku arbitri e fitoj ndeshjen e Besëlidhjes.
1. Në minute e 13’ lojtari i Besëlidhjes Redinel Gjikolaj (nr.5) shkakton faull ndaj lojtariti të Valbonës Agustin Mashi (nr.4), por arbitri nuk ndërpret lojën dhe as nuk e jep faullin edhe pse kishte të gjithë pamjen të qartë dhe pa pengesa para syve. Kjo krijon mundësin të mbaj Besëlidhjen në sulm dhe disa sekonda më pas të sjell një vendim tjetër të arbitrit Olsid Ferataj që ishte akoma më fatal. E shumë faulle të tjera ku ndërpresin të gjithë lojën edhe aksionet e e Valbonës
2. Në minutën 14’ lojtari i Besëlidhjes (me nr.9) ofendon dhe bënë veprime duke treguar organin gjenital dhe këtu duhet pyetur arbitri Oldis Ferataj a mungon një karton I verdh, pasi ky veprim është anti sportive dhe është i dënueshëm? Ku ngeli drejtësia dhe reagimi i arbitrit?
3. Në minute 43’ dy lojtarët e Besëlidhjes (nr.5 dhe nr.30) godasin dhe dhunojn lojtarin e Valbonës Vilson Mziun, por cilat janë masat e marra nga arbitri Olsid Ferataj?
4. Në minutën 71’, pas një faulli nga lojtari I Valbonës, lojtari i Besëlidhjes David Marku godet me tak lojatrin Alvaro Farruku, si mendoni ju, si duhej të reaguar në këtë raste?
5. Sikur të mos mjaftonte, në minutat në vijim ndodhin disa ngjarje që ndikojn në ndeshje, David Marku I Besëlidhjes godet me grusht lojtarin e Valbonës Elvis Kovaçi, dhe nuk ndëshkohet, pra shkelje tjetër ku arbitri Ferataj nuk gjykon si duhet dhe tregon anësi dhe paaftësi. Samet Ruqi gjithashtu shtyn lojtarin e Valbonës dhe shpëton pa u ndëshkuar edhe pse vepron në mënyrë anti-sportive, a është gjykim I drejt ky ?
6. Po në këto minuta lojtari I Besëlidhjes shihet teksa godet stafin teknin të Valbonës më sakt tranjerin e portierave Bruno Beqiri dhe mjekun fizioterapist Elidon Haxhiaj, ku në vend që të ndëshkohej lojatri I Besëlidhjes me karton të kuq, ndëshkohet mjeku I Valbonës I cili është goditur dhe është përpjekur të mos lejoj dhunën ndaj tranjerit të portierave…
7. Përsëri numri 9 i Besëlidhjes ofendon arbitrin dhe ky I fundit pësëri as nuk e ndëshkon në këtë të fundit.
8. Këto që shikoni në video janë disa nga pikat kryesore pasi gjatë gjithë lojës dukshëm gjyqtari Olsid Ferataj e mbante skuadrën tonë larg nga porta e kundërshtarit, e duke qendruar dukshem i njëanshëm dhe jo i drejt në gjykim.
Vlen për tu theksuar se në dy ndeshjet e vetme ku ka gjykuar Olsid Ferataj si arbitër edhe ndaj Iliris edhe atë ndaj Besëlidhjes, Vlabona ka arritur të marr vetëm 1 pikë.
Olsid Ferataj, pse gjithë ky inat dhe jo profesionalizëm nga ana jote ndaj KF VALBONA?