MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

Cilat janë shenjat e depresionit pas lindjes?

13.02.2024 - 12:15

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacienti: Cilat janë shenjat e depresionit pas lindjes?

Mjeku: Një fëmijë ndryshon gjithçka. Së bashku me dëshirën, ju merrni përgjegjësi të reja, mungesë gjumi, dhe ndoshta edhe frikë për t’i bërë gjërat siç duhet. Këto emocione mund të jenë për këdo. Por ndonjëherë, nënat e të porsalindurve mund të ndihen të mbingarkuara.

Nuk është e pazakontë të ndihesh pak e trishtuar pas lindjes së fëmijës. “Baby blues” zakonisht zgjasin disa javë.

Depresioni pas lindjes është shumë më i keq se “Baby blues”. Nënat që kanë “baby blu” zakonisht janë të trishtuara, të shqetësuara dhe kanë probleme me gjumin. Por ato përmirësohen brenda 2 javësh pas lindjes së foshnjës .

Depresioni pas lindjes, mund të shfaqë shenja brenda 4 javëve të para, ose më vonë dhe ato janë serioze. Ato mund të zgjasin deri në një vit.

Simptomat e depresionit pas lindjes përfshijnë:

Shmangie plotësisht e familjes dhe miqve
Moskujdesi për veten ose fëmijën
Probleme me ndjenjën e afërsisë me fëmijën
Frika se nuk jeni një nënë e mirë
Ndryshime të forta humori, ankthi ose sulme paniku
Shumë ose pak gjumë
Mungesa e interesit për detyrat e përditshme
Mendimet për të lënduar fëmijën
Mendime për vetëvrasje, ose përpjekje për vetëvrasje
Nëse mendoni se keni depresion pas lindjes, bisedoni me mjekun tuaj sa më shpejt të jetë e mundur.

Ka shumë gjëra që mund t’ju shkaktojnë depresion pas lindjes. Nëse keni pasur ndonjëherë depresion më parë, ose keni përjetuar depresion në shtatzënitë e mëparshme, ka më shumë gjasa t’ju rikthehet përsëri.

Stresi, problemet me drogën ose alkoolin, vetëvlerësimi i ulët ose problemet me shtatzëninë mund ta bëjnë më të mundshëm depresionin pas lindjes, ose një fëmijë me nevoja të veçanta.

Psikoza pas lindjes

Në raste të rralla, gratë mund të kenë psikozë pas lindjes, një sëmundje të rëndë mendore. Është një urgjencë dhe kërkon ndihmë të menjëhershme mjekësore. Nëse keni këto simptoma, telefononi menjëherë mjekun tuaj.

Ju nuk mund të flini.
Ju nuk mund të mendoni qartë.
Ju keni halucinacione ose deluzione, që do të thotë se ndjeni ose besoni gjëra që nuk janë reale.
Ju keni mendime obsesive dhe të frikshme për fëmijën tuaj.
Ju jeni paranojak — thellësisht dyshues ndaj njerëzve të tjerë dhe askush nuk mund t’ju largojë nga kjo.
Ju refuzoni të hani.
Keni menduar të dëmtoni veten ose fëmijën tuaj.
Mos harroni, depresioni pas lindjes është një gjendje mjekësore. Nuk ka të bëjë fare me karakterin tuaj, sa nënë e mirë jeni apo sa shumë e doni fëmijën tuaj. Është njësoj si çdo problem tjetër shëndetësor — keni nevojë për kujdes në mënyrë që të përmirësoheni.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Aksidenti tragjik me dy viktima në Berat

Eksperti: Shpejtësia normale, barriera jashtë standardeve!

Ja kur është e nevojshme procedura

Çfarë është një epiziotomi gjatë lindjes?