Për herë të parë, sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken do të zhvillojë një vizitë zyrtare në Tiranë. Sipas informacioneve, mësohet se Blinken do të mbërrijë në Tiranë më datë 15 shkurt, kur pritet që avioni të ulet në aeroportin e Rinasit. Më pas Blinken do të vijojë me vizitën zyrtare, ku do të pritet nga kryeministri Edi Rama.
Blinken, i cili shpalli non grata ish-kryeministrin Sali Berisha, synon që përmes kësaj vizite të ritheksojë mbështetjen amerikane ndaj prokurorisë speciale SPAK. E prandaj, pritet që Blinken të zhvillojë një takim kokë më kokë më kreun e SPAK, Altin Dumanin, përpos takimit me kreun e qeverisë.
Antony Blinken do të bëhet Sekretari i gjashtë amerikan i Shtetit që vjen në Shqipëri për një vizitë zyrtare, pasi më parë në Tiranë kanë shkelur James Baker, Madeleine Albright, Collin Pëell, Hillary Clinton dhe John Kerry.