MENU
klinika

“Sillet si sharmanti i qeverisë, ia shkel syrin për…”

Gjekmarkaj: Basha të vendosë nëse është me opozitën apo mazhorancën

13.02.2024 - 14:35

Nënkryetari i Kuvendit, Agron Gjekmarkaj ka deklaruar se kreu i PD-së, Lulzim Basha po sillet si sharmant i qeverisë.

“Ia shkel me sy për çdo iniciativë, nuk po bën opozitarizëm”, tha Gjekmarkaj në një intervistë për Panorama TV, duke shtuar se Basha duhet të vendosë së nëse është me qeverinë apo me opozitën.

Deputeti demokrat, sa i përket protestës së opozitës së thirrur më 20 shkurt, u shpreh se pjesëmarrja do të jetë e madhe dhe se do të rilindë Partinë Demokratike.

“Do të rilindë nga protesta masive qytetarë për t’i dhënë fytyrën që meriton demokracisë shqiptare”, tha ai.

Agron Gjekmarka shtoi se fakti që lideri demokrat është në arrest shtëpie vështirëson aksionin opozitar, por theksoi se Sali Berisha është në komunikim.

“Bashkimi ishte domosdoshmëri dhe duhet të kthehet në mundësi rritje dhe hapje për PD-në”, deklaroi nënkryetari i Kuvendit.

Pjesë nga intervista:

Agron Gjekmarkaj: “Basha duhet të vendosë nëse është me qeverinë apo me opozitën. Përsa kohë sillet si sharmant i qeverisë dhe ia shkel me sy për çdo iniciativë, nuk po bën opozitarizëm.

Gjithmonë ka mundësi që dikush të reflektojë dhe kur kjo të ndodhë dera nuk duhet t’i mbyllë derën askujt.

Do të marr pjesë në çdo protestë, nëse do të jem në Shqipëri dhe s’do jem jashtë për arsye punë. Do jem në krah të kolegëve të mi. Jam shpirtërisht edhe nëse nuk do të jem fizikisht, Aksioni politika ka nisur që dje. PD po organizon strukturën e vet. Mesazhi kryesor që protesta do të përçojë është pjesëmarrja e madhe dhe rilindja e PD-së. Do të rilindë nga protesta masive qytetarë për t’i dhënë fytyrën që meriton demokracisë shqiptare.

Kush duhet ta drejtojë opozitën në zgjedhjet 2025?

Agron Gjekmarkaj: Fakti që Berisha është në arrest shtëpie nuk ia lehtëson aksionin opozitës, por poi a vështirëson. Berisha është në komunikim, edhe nga arresti shtëpiak. Brenda PD-së ka politikanë vizionarë me energji nëse bëhen grup të demonstrojnë fuqinë e grupit për të udhëhequr PD-në për ta çuar drejt fitores.

Bashkimi ishte domosdoshmëri dhe duhet të kthehet në mundësi rritje dhe hapje për PD-në. Duhet të riformatojë gjuhën politike, mënyrën se si do ti flasë qytetarëve.

Do të ketë ftesë për aleatët që ti bashkohen aksionit?

Agron Gjekmarkaj: Ata janë pjesë e aksionit me aq sa munden. Ftesa për ta ka qenë gjithmonë