MENU
klinika

"Është kthyer në një spital psikiatrik publik"

Teologu i njohur reagon ashpër ndaj përdoruesve të Tik-Tok

14.02.2024 - 13:02

Teologu Vladimir Kera, i ftuar në një studio televizive, u shpreh se hapësira e TikTok është kthyer në një spital psikiatrik publik, ku të gjitha ata që bëjnë opinionin publik aty janë persona me probleme të shëndetit mendor.

Duke vijuar më tej, Kera theksoi shtetit dhe ligjvënësit duhet të marrin menjëherë masa, duke ndërtuar kode dhe mënyra si mund të mbrojnë qytetarët nga rrjetet sociale.

“Shpreh keqardhje për rrugën që kemi marrë. Njeriu udhëhiqet nga modet në jetë. Modelet që promovojnë janë shembulli më i keq që mund të na dalë. Modeli sot është i udhëhequr nga sa para ka. Vlera ka shkuar në një periferi të skajshëm. Nuk vlerësohet më në bazë të vlerës një njeri, por në bazë të kapitalit.

Njeriu kur dallon nga kafshët, dallon nga arsyeja si i bën gjërat, dhe mënyra si i bën ato.

Rrjetet janë zgjatim i shqisave tona, na japin mundësinë dhe njerëzve që janë ligjvënës, që bëjnë arsim të kuptojmë dhe realitetin e gjërave. Rrjetet bëjnë dhe një zgjatim të keqes duke ne bërë ne publike.

Nuk duhet të heshtim. Duhet të marrim vendime serioze rehabilituese për njerëzit. Të ndërtohet kodit etik moral, të ndërtohet privatësia, të dënohet kur dikush hyn në privatësinë time.

Nuk e njoh shumë TikToK. Top lista e njerëzve të ndjekur asnjë Nuk është normal nga pikëpamja e shëndeti mendor. Njëri ishte ujk, tjetri pinte kokainë. Asnjë nuk ishte normal. Ç’ është ky rrjet social që është spital psikiatri publik. Nuk gjen një njeri normal që mund t’i tregojë diçka normale, po bëhet spital psikiatrik.”, tha Kera.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



“Distancohem nga çdo bisedë e kolegut tim me Suel Çelën“

I doli emri në dosje, gazetari reagon nga SHBA

"Pacienti nuk ka pasur asnjë komplikacion që të kërkojë ndihmë jashtë..."

Luis Meçja kërkoi ndihmë ekonomike për t’u kuruar! Reagon spitali i Traumës

Si e mbajti nën vëzhgim shënjestrën për 2 vite

Plani i Suel Çelës për eliminimin e Ardjan Çapjas!

Shqipëria feston 112-vjetorin e Pavarësisë

Zhvillohet ceremonia e ngritjes së flamurit