MENU
klinika

Horoskopi, 28 dhjetor 2018

Dashi

Disa persona të kësaj shenje duhet të vendosin përfundimisht planet për ditën e Vitit të Ri. Ato do të miratohen menjëherë edhe nga familja juaj, pavarësisht disa ndryshimeve të vogla. Do të kaloni një mbrëmje të qetë dhe do të keni kohë mjaftueshëm për t’u relaksuar.

Demi

Për disa Demë, kjo ditë do të jetë e mbushur plot shqetësime. Duhet të përgatiteni për disa evente, të cilat do të vijnë njëra pas tjetrës, duke marrë parasysh që po afrohet festa e fundvitit. Gjithçka do të rrjedhë pozitivisht, ndaj edhe në mbrëmje nuk do të ndiheni aspak të lodhur.

Binjaket

Ka gjasa të takoheni me një person me të cilin ndani shumë kujtime. Mund të merrni një dhuratë shumë të veçantë nga ish partneri juaj. Në mbrëmje do t’i përkushtoheni shumë vetes. Mos shpenzoni shumë për të blerë artikujt të panevojshëm.

Gaforrja

Disa prej jush që pretendonit rritje në pozicion nuk jeni të destinuar për ta përfituar një gjë të tillë. Ka gjasa ta përfundoni këtë vit identik siç e nisët. Përpiquni të mendoni mënyrën për t’u rritur profesionalisht. Lëreni partnerin/partneren tuaj të vendosë vetë se çdo të bëjë me lidhjen në vijim.

Luani

Dikush do të përpiqet t’ju bëjë një kompliment ose të vendosë komunikim me ju. Ka gjasa të nisni një lidhje të re romantike. Përpiquni ta mbani veten nën kontroll dhe mos i lini pas dore planet e fundvitit.

Virgjeresha

Disa persona të kësaj shenje mund ta kalojnë të premten e fundit të këtij viti të mbyllur në zyrë në përpjekjet për të përfunduar një projekt të lënë përgjysmë. Megjithatë, në mbrëmje do të planifikoni pushimet për Vitin e Ri. Një surprizë e veçantë ju pret nga partneri/partnerja juaj.

Peshorja

Disa Peshore mund të përballen me disa mosmarrëveshje me partnerin/partneren në lidhje me bashkëjetesën. Nëse jeni beqar, rrezikoni të jeni në qendër të një trekëndëshi dashurie. Kjo situatë do t’ju vërë shumë në vështirësi dhe do t’ju bëjë të mendoheni gjatë.

Akrepi

Të lindurit e kësaj shenje nuk duhet të lejojnë që të pushtohen me mendime të këqija gjatë ditës së sotme. Do të ishte shumë më mirë nëse mendoni vetëm pozitivisht rreth asaj çfarë iu rrethon. Mos lejoni që anëtarë të familjes suaj të konfliktohen me njëri-tjetrin. Nuk këshillohet që sot të gjeni shkaqet e problemeve të fundit.

Shigjetari

Disa persona të kësaj shenje ka gjasa të dalin për shopping sot, ku do të bëni disa blerje të rëndësishme për të cilat nuk do të shpenzoni shumë. Duhet t’i përkushtoheni më shumë çështjeve personale. Bëni shumë kujdes nëse nisni një lidhje të re romantike.

Bricjapi

Nuk duhet të gënjeni sot as të tjerët dhe as veten tuaj. Mashtrimet thjesht do t’ju ndërlikojnë jetën duke iu mohuar harmoninë. Silluni me takt me këdo që iu rrethon. Ka gjasa që të zhvilloni një bisedë shumë delikate me kolegët tuaj.

Ujori

Ujorët do të kalojnë një ditë shumë të këndshme, mbi të gjitha duke menduar për planet fantastike që ju presin për Vitin e Ri. Bëni shumë kujdes me dietën ushqimore dhe mos bini në pesimizëm. Sa i përket anës romantike, do të jetë dita e duhur.

Peshqit

Peshqit do të marrin për bazë kritikat nga një i huaj. Do të punoni shumë sot, megjithatë do të gjeni kohë për gjëra të tjera të rëndësishme në jetën tuaj. Ka gjasa të realizoni një udhëtim të shkurtër, i cili do t’ju kënaqë pamasë.