MENU
klinika

“SHBA-ve i intereson demokracia dhe rikthimi i balancave politike”

Vizita e Blinken në Tiranë, Aleksandër Çipa: Me rëndësi lufta kundër korrupsionit

15.02.2024 - 14:14

Drejtori i News24, njëherësh edhe analisti Aleksandër Çipa ka komentuar vizitën e Sekretarit amerikan të Shtetit Antony Blinken në vendin tonë, duke theksuar se SHBA-të janë të interesuar për të luftuar korrupsionin.

Sipas Çipës një tjetër interes i amerikanëve është edhe demokracia si dhe rikthimi i balancave politike.

Për News24, ai u shpreh se vizita e zyrtarit të lartë amerikan rrit partneritetin mes dy vendeve si dhe e ka lidhur me situatën gjeopolitike dhe tensionet në rajon.

“Vizita rrit partneritetin mes dy vendeve. Së dyti plotëson kalendarin e vizitave të larta mes DASH dhe Shqipërisë, së treti ka ndikimi mbi situatën rajonale dhe ndërkombëtare, është një prezencë amerikane e cila në kushtet e tensionit në Ballkan është mesazh që i lëshohet vendeve Ballkanike. Vizita ka lidhje edhe me situatën gjeopolitike, përplasje Perëndimi me Rusinë dhe tensionet e Rusisë në Ballkan”, tha ndër të tjera Çipa.

Pjesë nga biseda në studio:

Pse u zgjodh Tirana për të lëshuar mesazhe që prekin rajonin?

Aleksandër Çipa: Jemi një vend që në dy dekada kemi promovuar paqen dhe nuk kemi nxitur tension. SHBA e luan këtë kartë. Në kushtet e një tensioni gjeopolitik dhe ushtarak, nuk përjashtohen mundësitë që të kemi një kontribut të një konteksti në funksion të NATO-s që e investon. Jo më kot në axhendë parashihen takime me krerët e institucionet e larta dhe elitën e projektuar, takim që është potencues në mesazhin e vet.

Kemi të bëjmë me çështje si siguria, përgatitja e partneritetit brenda NATO-s, nuk është e rastësishme që deklarata e DASH nënvizon kontributet bilaterale.

Së treti, në interesimin amerikan ka dy elementë potencialë, lufta ndaj korrupsionin, ndaj ka edhe një vizitë me kreun e SPAK Altin Dumani, dhe aspekti tjetër ka të bëjë me faktin se është e interesuar për demokracinë në Shqipëri, rikthimin e balancave.

Pyetje: Reforma në drejtësi monitorohet nga amerikanët. Takime rutinë në funksion të monitorimit?

Aleksandër Çipa: SHBA nuk monitorojnë por janë të përfshirë në rrolin e monitoruesit, ndërhyrjes së drejtpërdrejtë. E ka pranuar edhe Rama, që në këtë mision SHBA janë bashkëpjesëmarrës.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Pritet në aeroportin e Rinasit nga ministri i Jashtëm

Sekretari Blinken prek tokën shqiptare

Në terren edhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë!

Vizita e Blinken në Shqipëri nën masa të rrepta sigurie


“Distancohem nga çdo bisedë e kolegut tim me Suel Çelën“

I doli emri në dosje, gazetari reagon nga SHBA

"Pacienti nuk ka pasur asnjë komplikacion që të kërkojë ndihmë jashtë..."

Luis Meçja kërkoi ndihmë ekonomike për t’u kuruar! Reagon spitali i Traumës

Si e mbajti nën vëzhgim shënjestrën për 2 vite

Plani i Suel Çelës për eliminimin e Ardjan Çapjas!

Shqipëria feston 112-vjetorin e Pavarësisë

Zhvillohet ceremonia e ngritjes së flamurit