Analisti Skënder Minxhozi thotë se fjalimi i Sekretarit amerikan të Shtetit, Antony Bliken te godina e Piramidës në Tiranë, ishte i balancuar dhe e vendosur fort në atë kontekst që SHBA shohin për Shqipërinë në këtë moment.
Në studion e ABC News, Minxhozi u shpreh se Blinken, gjatë fjalës së tij, iu referua të ardhmes, dhe jo të shkuarës.
“Ka qenë një fjalë që unë e gjykoj të balancuar dhe e vendosur fort në atë kontekst që SHBA shohin për Shqipërinë në këtë moment. Si një mik, por që nuk i kursen ato që mendon. Mendoj që konteksti i piramidës, ka sidomos domethënie në vizitën e tij. Lidhet me të shkuarën, por vizita e Blinken konsimon dy momente, lidhen thelbësisht me të ardhmen, por edhe një takim me formatin e drejtësisë së re, që pritet të konsumohet në këtë moment, një tjetër moment i vizitës së rëndësishme të Blinkenit. Që i referohet të ardhmes, jo të tashmes dhe të shkuarës. Elitat politike duhet të menaxhojnë dhe t’i bëjnë ballë kësaj vizite dhe mesazheve që ajo sjell. Amerikanët, për ne shqiptarët, nuk janë të mire ose të këqinj, ata thjesht janë dhe duhen marrë sit ë tillë”, theksoi ai.
Ndërsa analisti Mentor Nazarko deklaroi se Blinken pati vlerësime për kryeministrin Edi Rama, veçanërisht për bashkëpunimin në vitet e fundit.
“Ishte, duhet kuptuar që amerikanët që janë fuqi e madhe, dinë të ndërtojnë metafora, që të veçantën e bëjnë të përgjithshme. Kishte rezonancë edhe te diaspora shqiptare që voton. Por do duhet pranuar që kishte hapësire të gjatë për vlerësime për Ramën. Për bashkëpunimin në 3- vitet e fundit. Të gjithë mëdyshjet që kanë pasur për kritika, duhet të treten paksa. Ameirkanët kanë investuar në Shqipëri, edhe për rininë, teknologjitë e reja. Ne, vërtet duhet të dime modestinë e masës që përfaqësojmë, duhet të jemi krenarë”, nënvizoi Nazarko./abcnews.al